24.4 C
Pristina
Monday, June 17, 2024

Presidenti Erdogan vazhdon me angazhimin e tij për Katarin

Më të lexuarat

Diplomacia telefonike e filluar nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan me qëllim gjetje e zgjidhjes tensionimit të jetuar në gadishullin arab në lidhje me çështjen e Katarit vazhdoi edhe dje.

Diplomacia telefonike e filluar nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan me qëllim gjetje e zgjidhjes tensionimit të jetuar në gadishullin arab në lidhje me çështjen e Katarit vazhdoi edhe dje.

Sipas informatave të marra nga Presidenca, Presidenti Erdogan në këtë kuadër zhvilloi biseda telefonike me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo, Mbreti i Bahrejnit, Hamad bin Isa El Halife, Mbreti i Jordanisë, Abdullahu i 2-të, Kryeministri i Libanit, Saad Hariri dhe Kryeministri i Malajzisë, Nexhip Tun Abdurrezak.

Gjatë bisedave në fjalë Presidenti Erdogan rikujtoi se problemet në rajon duhet të zgjidhen me anë të dialogut dhe diplomaci, ndërsa shtoi se Turqia është e gatshme për të dhënë çdo lloj kontributi për uljen e tensionimit.

Ditë më parë Presidenti Erdogan pati biseda telefonike me Emirin e Kataritm Sheik Temim bin Hamad El Thani, Presidentin e Federatës së Rusisë, Vladimir Putin, Emirin e Kuvajtit, Sheik Sabah El Ahmed El Sabah dhe Mbretin e Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz el Suud.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit