11 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Presidenti Erdogan pritet me entuziazëm nga turqit në SHBA

Më të lexuarat

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është pritur me entuziazëm nga turqit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) përpara hotelit ku do të qëndrojë, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdogan pasi ka zbritur në bazën ajrore Andrews është nisur drejt hotelit St. Regis ku edhe do të qëndrojë. Erdogan është pritur me entuziazëm nga turqit në SHBA të cilët krahas pankartave me mbishkrime “Njeriu i Popullit”, “Falemnderit që ke mbrojtur Sirianët” ata kanë shpalosur edhe një flamur të madh turk.

Ai në hyrje të hotelit ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Emine Erdogan dhe pas zbritjes nga automjeti zyrtar ka përshëndetur të pranishmit të cilët brohorisnin “Të Duam”, dhe “Populli është krenar me ty”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit