10.3 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Presidenti Erdogan meriton fitore

Më të lexuarat

Presidenti Erdogan meriton fitore

 

 

Të nderuar vëllezër shqiptarë që jetoni në Turqi dhe ju vëllezër turq, sot keni ditën e zgjedheve.
Kurrë ma lehtë se tani nuk e keni pasur të zgjedhni liderin e juaj.
Para vetës keni liderin dhe presidentin aktual Rexhep Taip Erdogan.
Ky burrë i madh ka bërë për ju dhe për shtetin e juaj si asnjë lider në botë.
Presidenti aktual Erdogan duke qenë fillimisht kryeministër e tani president arriti që shtetin e Turqisë ta nxjerrë nga humnera e krizës ekonomike dhe sociale duke e shëndëruar në supërfuqi ekonomike dhe ushtarake.
Turqia nën udhëheqjen e Presidentit Erdogan u bë ndër vendet më me ndikim në botë.
Turqia u bë vendi i parë që strehoj numrin më të madh të refugjatëve.
Vendi i parë në donacione dhe ndihma në mbarë rruzullin tokësor.
Vendi i parë në luftën kundër terrorizmit dhe organizatave terroriste.
Vet Turqia dhe populli i Turqisë po gëzon një standard të lartë të jetesës.
Zhvillimet në ekonomi, industri, ushtri, infrastrukturë dhe fusha tjera, tregojnë vizionin largëpamës dhe stabil të Presidentit Erdogan.
Presidenti Erdogan nuk i ndihmoj vetëm Turqisë, por edhe shumë vendeve tjera.
Ai brenda një periudhe të shkurtër arriti ta fitoj dashurinë dhe respektin e shumë popujve dhe shteteve tjera.
Presidenti Erdogan ishte dhe mbeti aleati kryesor i trevave shqiptare.
Presidenti Erdogan ndihmoj dhe po e ndihmon Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë.

Prandaj vëllezër të dashur shqiptarë që jetoni në Turqi dhe ju vllezër turq, nesër dilni dhe votoni këtë burrë të madh.

Votoni Presidentin Rexhep Taip Erdogan.
Votoni partinë e tij AKP .

Me respekt,
Gëzim Kelmendi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit