9.5 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Popullsia e botës në vitin 2100 do të jetë 11.2 miliardë

Më të lexuarat

Popullsia e botës e cila sot është 7.5 miliardë, pritet që në vitin 2100 të jetë 11.2 miliardë. Pas 5 vitesh India do të jetë vendi më i populluar në botë, ndërsa rritja më e lartë e popullsisë do të jetë në Afrikë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), popullsia në botë e cila gjatë viteve 1800 ishte 1 miliardë, në vitet 1900 shkoi në 1.5 miliardë, ndërsa në vitet 2000 arriti 6.1 miliardë.

Sipas përllogaritjeve të OKB-së, popullsia e botës gjatë vitit 2017 mendohet të jetë 7.5 miliardë, në vitin 2020 ajo pritet të shkojë në 7.7 miliardë, në vitin 2040, 9.1 miliardë, në vitin 2060, 10.1 miliardë, në vitin 2080, 10.8 miliardë dhe në vitin 2100 të jetë 11.2 miliardë.

Rritja më e madhe e popullsisë mendohet se do të jetë në vendet në zhvillim. Ndërkohë në vitin 2100 parashikohet që 9.9 miliardë njerëz të jetojnë në vendet të cilat janë në zhvillim, ndërsa 1.2 miliardë në vendet e zhvilluara.

Rritja më e lartë në Afrikë

Në ndarjen e zonave të rritjes së popullsisë, sipas parashikimeve të OKB-së në Afrikë do të ketë një rritje më të lartë se sa në rajonet e tjera deri në vitin 2100. Ndërkohë parashikohet që popullsia në Azi dhe Evropë të zvogëlohet.

Ndërkohë që këtë vit në Afrikë jetojnë 1.2 miliardë njerëz, në 50 vitet e ardhshme parashikohet që popullsia të shkojë në 3.1 miliardë, ndërsa në vitin 2100 të shkojë në 4.3 miliardë.

India do të kalojë Kinën

Gjatë vitit 2017 thuhet se Kina do të jetë vendi më i populluar me 1.38 miliardë njerëz. Ndërkohë atë e ndjekin, India me 1.3 miliardë dhe SHBA-ja rreth 326 milionë. Indonezia parashikohet të ketë një popullsi prej 263 milionë dhe Brazili 211 milionë banorë.

Por në vitin 2022 parashikohet që India të kalojë Kinën. Në këtë vit popullsia e Kinës parashikohet të jetë rreth 1.4 miliardë, ndërsa ajo e Indisë 1.41 miliardë.

Në vitin 2100 popullsia e Kinës parashikohet të bjerë në 1 miliardë, ndërsa ajo e Indisë parashikohet të rritet në 1.6 miliardë.

Popullsia e Evropës në rënie

Një tjetër detaj që del në pah nga parashikimet e OKB-së është edhe tkurrja e popullsisë në Evropë. Popullsia e këtij kontinenti e cila momentalisht është 739 milionë banorë, parashikohet që të ketë një trend në ulje. Në 50 vitet e ardhshme popullsia e kontinentit evropian parashikohet të shkojë në 676 milionë banorë, ndërsa në vitin 2100 ajo parashikohet të tkurret në 645 milionë banorë.

Do të rritet jetëgjatësia

OKB thotë se një nga arsyet që do të ndikojë në rritjen e popullsisë së botës është zgjatja e kohës së jetës së njeriut dhe jo rritja e lindjeve.

Me rritjen e mesatares së jetëgjatësisë OKB parashikon që në vitin 2100 popullsia mbi moshën 80 vjeç, nga 1.7 për qind e popullsisë totale që është sot, parashikohet të shkojë në 8.4 për qind.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit