Politika e edukimit të vetes në Ramazan

Më të lexuarat

Përmbledhje e ligjëratës: “Politika e edukimit të vetes në Ramazan” nga inxhinieri Ejmen Abdulrahim

• Nuk është e mençur që njeriu t’u përkushtohet adhurimeve me vrull të tepruar në fillim të muajit, e pastaj të ligështohet pas pak ditësh. Më e dobishme është ecja graduale, sepse shpirti edukohet me vazhdimësi, jo me nxitim. Kush e ushtron veten me adhurim gradual gjatë muajit Rexheb dhe Sha‘ban, do ta shohë qartë frytin e kësaj në Ramazan.
• Adhurimi, në thelb, është energji shpirtërore, jo fizike. Njeriu nuk është i aftë për bindje ndaj Allahut sipas fuqisë së trupit të tij, por sipas largimit të tij nga mëkatet.
• Nëse ke mundësi të largohesh nga rrjetet sociale gjatë gjithë muajit, bëje këtë, sepse është më e dobishme për zemrën dhe më e pastër për kohën tënde.

Cila është më e mirë: lënia e mëkateve apo shtimi i adhurimeve?

Ndërprerja e burimeve të mëkatit ka ndikim shumë më të madh në afat të gjatë sesa shtimi i përkohshëm i adhurimeve në Ramazan. Megjithatë, bashkimi i të dyjave është më i mirë dhe më i plotë. Për këtë ka ardhur fjala e të Dërguarit të Allahut ﷺ:

“Atë që ju kam ndaluar, largojuni prej tij;
e atë që ju kam urdhëruar, bëjeni sa të mundeni.”

Nga burimet e mëkatit janë:
• teprimi në ushqim dhe pije,
• zhytja e tepruar në telefon dhe televizor,
• lëshimi i shikimit pa kontroll.

Kujdesu të kuptosh adhurimin para se ta kryesh, dhe nga kjo:

Së pari: Përmendjet (dhikri)
• Janë ndër adhurimet më të lehta dhe me shpërblimin më të madh.
• Kuptimi i domethënieve të lutjeve dhe përmendjeve hap për zemrën dyer të thella përulësie, të paçmueshme.

Rekomandohen:
• Libri “Rijad el-Ezhar fi Me‘ani el-Ezkar”, i vogël në vëllim, që shpjegon domethëniet e dhikrit; lexo çdo ditë kuptimin e një ose dy përmendjeve.
• Libri “Shën ed-Du‘a”, që trajton Emrat e Bukur të Allahut dhe domethëniet e dhikrit shkurtimisht; një libër i dobishëm për këdo që ka vullnet dhe kohë.

Së dyti: Kurani Fisnik
• Të parët tanë mësonin përmendësh vetëm pesë ajete, dhe nuk kalonin te të tjerat derisa t’i kuptonin dhe t’i zbatonin.
• Nëse ke mundësi ta kalosh gjithë Ramazanin duke u përpjekur të kuptosh vetëm Suren El-Fatiha, bëje këtë.
• Ibn Kajjimi ka shkruar katër vëllime në shpjegimin e gradëve të adhurimit përmes fjalës së Allahut:
“Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë”,
dhe ky libër quhet “Medarixh es-Salikin”.
• Nga librat e rëndësishëm në këtë drejtim është edhe “Mexhalis el-Kur’an” i dr. Ferid el-Ensari, Allahu e mëshiroftë.
• Po ashtu, myslimani duhet të mësojë texhvidin, dhe bën mëkat nëse e lexon Kuranin pa texhvid, duke e ditur gjykimin e tij.
• Ndihma më e thjeshtë për këtë janë mësimet e dr. Ejmen Suvejd rreth rregullave të texhvidit.
• Ndaj, cakto dhjetë minuta çdo ditë për të mësuar një rregull të vetëm të texhvidit.

Parimi themelor në dije dhe adhurim është gradualiteti; Kurani ka zbritur pjesë-pjesë, dhe adhurimi kërkon energji shpirtërore, jo vetëm forcë trupore.

Së treti: Mjeti i lëvizjes – trupi
• Trupi është mjeti i adhurimit, prandaj duhet të kujdesemi për të.
• Ndryshimi i sistemit të gjumit pa maturi, në emër të adhurimit, sjell lodhje dhe dobëson trupin.
• Në librin “Dyzet hadithe rreth sportit” janë përmbledhur dyzet hadithe të sakta që tregojnë rëndësinë e ushtrimeve fizike dhe forcimit të trupit për t’u ndihmuar në adhurim, sepse dobësia fizike e pengon njeriun nga shtimi i veprave të mira.
• Ruajtja e trupit është një nga synimet e sheriatit.
• Vendos për veten një rutinë të përditshme ushtrimesh fizike, jo më pak se pesëmbëdhjetë minuta në ditë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit