“Policia gjatë patrullimit në rrugë ka hasur në disa gëzhoja fishekësh të armës së gjuetisë. Gjatë kontrollit në tri shtëpi pa banorë, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: 80 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një rrethatore, dy gëzhoja, disa çanta ushtarake, një uniformë me simbole të Serbisë, një maskë ushtarake, dy baza me barot për mbushje, një qese me sfera metalike, dy gota barut për mbushje fishekësh, 140 kapsula për fishekë, tri vegla pune dhe disa gëzhoja fishekësh”, thuhet në njoftim.
Policia ka bërë të ditur se lidhur me këtë rast janë hapur hetimet.