8 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Policia serbe maltreton djalin e Jonuz Musliut

Më të lexuarat

Shqipërim Musliu (1989), djali i kryetarit të Kuvendit të Bujanocit, Jonuz Musliu, është liruara 24 pasi ishte arrestuar nga policia serbe në pikën kufitare me Maqedoninë, në Tabanoc të Preshevës.

Lajmin për lirimi e Shqipërimit e ka konfirmuar për agjencinë informative “Presheva Jonë”, vetë babai i tij, Jonuz Musliu.

Ai ka thënë se lirimi i djalit të tij u bë falë interevneimit të shpejtë të organizmave ndërkombëtare, sidomos të OSBE-së.

Shqipërimi është student i vitit të dytë në fakultetin Ekonomik në Tetovë dhe në momentet e arrestimit ishte duke u kthyer në shtëpi.

“Policia serbe duhet të heq dorë nga maltretimet, arrestimet me motive politike, sidomos ndaj studentëve dhe të rinjve shqiptarë në Kosovën Lindore”, ka thënë kryetari i Kuvendit të Bujanocit, duke apeluar tek organet serbe dhe autoritet ndërkombëtare që të mos përseriten raste të tilla. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit