17.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Policia konfirmon arrestimin e Zekës për mashtrim me viza

Më të lexuarat

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Insajderin se sot ka arrestuar deputetin e Nisma për Kosovës, Milaim Zeka.

“Mund të ju konfirmojmë se sot Policia e Kosovës ka intervistuar personin me inicialet M.Z. lidhur me veprën qe ndërlidhet me ,,Mashtrim” dhe shmangie nga tatimi. Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës te gjitha veprimet e mëtejme do ti ndërmerr ne konsultim dhe koordinim me prokurorine kompetente”, ka thënë Daut Hoxha për Insajderin.

E pas këtij intervistimi, Zekës i është caktuar nga ana e prokurorisë, masa e ndalimit prej 48 orësh.

“Milaim Zeka është ndaluar për 48 orë për veprën penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 paragrafi 1 lidhur me veprat penale “mashtrimi” nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, dhe shmangia nga tatimi nga neni 313 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale për Telegrafin.

Arrestimi i Zekës ka ndodhur pak ditë pasi ‘Insajderi’ ka publikuar hulumtimin për një skem mashtrimi me viza, në të cilin dyshohet se Zeka ka qenë i implikuar, duke krijuar një biznes të tillë bashkë me partnerin e tij biznesmen Ilir Kransiqi.

920 kosovarë kanë provuar të emigrojnë në Gjermani me viza pune nëpërmjet një agjencie punësimi e cila në fakt ishte një skemë mashtrimi e deputetit Milaim Zeka dhe partnerit të tij, Ilir Krasniqi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit