7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Policia gjermane zbulon një ueb-faqe të madhe për pornografinë e fëmijëve

Më të lexuarat

Policia gjermane zbuloi një nga ueb-faqet më të mëdha në botë për pornografi të fëmijëve, e cila kishte mbi 400,000 anëtarë të regjistruar.

Prokurorët thanë të hënën se katër persona, të moshës 40 deri në 64 vjeç, janë arrestuar në mes të prillit, në lidhje me platformën.

Gjermania kërkoi edhe ekstradimin e një të dyshuari, i cili u arrestua në Paraguai.

Të dyshuarit nuk u identifikuan, në përputhje me rregullat e privatësisë në Gjermani.

Shtatë ndërtesa u bastisën gjithashtu në këtë vend, në lidhje me unazën e pornografisë.

Një task-forcë e policisë gjermane hetoi platformën, administratorët e saj dhe përdoruesit për disa muaj, thuhet në deklaratën e policisë.

Agjencia evropiane e policisë, Europol, dhe agjencitë e sundimit të ligjit nga Holanda, Suedia, Australia, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja i ndihmuan hetimet.

Platforma ishte “ndër më të mëdhatë në botë për pornografinë e fëmijëve” dhe ishte aktive së paku nga viti 2019, thanë autoritetet.

Sipas tyre, pedofilët e përdorën atë për të shkëmbyer dhe shikuar pornografi të fëmi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit