9.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Policia bllokon në kufi qytetarët nga Kosova/ Do i bashkoheshin protestës tek Rruga e Kombit…

Më të lexuarat

Qytetarë nga Kosova kanë mbërritur në Kukës për tju bashkuar banorëve të këtij qarku të cilët po përplasen dhunshëm me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë tek trarët në Rrugën e Kombit.

Burime nga dogana thonë se ata nuk kanë mundur të bashkohen me qytetarët kuksianë pasi nuk janë lejuar nga policia e cila me sa duket situata i ka dalë jashtë kontrollit pasi protestuesit e irrituar kanë thyer gjithçka kanë gjetur përpara, përfshirë sportelet por edhe vetë trarët.

Ndalimi i tyre është bërë në doganën e Morinës, ndërsa raportohet edhe për përplasje me policinë edhe atje pasi qytetarët kosovarë janë shprehur se ata mund të kenë edhe problemet e tyre dhe duan të kalojnë në Shqipëri.

Ndërkohë që tek trarët ku po zhvillohet protesta, disa prej protestuesve edhe pse të lënduar janë shprehur se nuk duan të transportohen në spital por të vazhdojnë protestën. Ata kanë thënë se po përballen me diskriminim total ku mijëra familje së fundi janë hequr edhe nga skema e ndihmës ekonomike. /Faxweb/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit