Plani djallëzor i Mossad-it prapa gjakderdhjes në Iran…

Më të lexuarat

Tel Avivi synon krijimin e një “Libie të dytë” në zemër të Lindjes së Mesme

Protestat dhe trazirat e fundit në Iran, nuk mund të shihen më thjesht si shpërthime spontane të pakënaqësisë popullore. Në prapaskenë fshihet një projekt i mirëfilltë i Tel Avivit për shkatërrimin e stabilitetit iranian.

Për shtetin që e ka kthyer agresionin në doktrinë, çdo lëvizje në rrugët e Teheranit nuk është një thirrje për liri, por një aset strategjik që duhet instrumentalizuar për të shkatërruar armikun e vetëm që guxon t’i kundërvihet hegjemonisë së tij.

Djegia e xhamive si mjet përçarjeje

Ajo që po shohim sot është një luftë hibride e shfrenuar, ku Mossadi nuk kursen asgjë, as moralin dhe as shenjtërinë. Një nga taktikat më perverse që po zbatohet, është inskenimi i sakrilegjeve për të nxitur një luftë civile vëllavrasëse.

Ekziston një rrezik real dhe i provuar që celula të paguara nga inteligjenca izraelite të kryejnë djegie të qëllimshme të xhamive dhe sulme mbi simbolet fetare, duke ua faturuar këto akte rinisë laike apo lëvizjeve opozitare.

Ky operacion i tipit “false flag” (flamur i rremë), synon të krijojë një çarje të pariparueshme në shoqërinë iraniane: të nxisë besimtarët kundër laikëve dhe ta kthejë vendin në një fushëbetejë ku vëllai vret vëllanë.

Ky nuk është çlirim, por një plan i llogaritur ftohtë për të prodhuar një “Libi të dytë” në zemër të Lindjes së Mesme.

Nga sabotimi bërthamor te terrorizmi social

Për Izraelin, Irani nuk është thjesht një kundërshtar, por një fiksim që duhet asgjësuar me çdo kusht. Pasi dështuan ta gjunjëzojnë përmes sanksioneve dhe vrasjeve hileqare të shkencëtarëve, ata po përdorin tashmë “terrorizmin social”.

Strategjia ka kaluar nga frontet ushtarake në ekranet e celularëve dhe në rrugët e lagjeve. Përmes dezinformimit masiv dhe infiltrimit të agjentëve provokatorë, Tel Avivi po tenton të bëjë atë që nuk e bën dot me aviacion: shpërbërjen e Iranit nga brenda.

Çdo shkëndijë revolte po ushqehet më tej nga shërbimet e huaja sekrete, jo për të mirën e popullit iranian, por për të siguruar që asnjë fuqi rajonale të mos mbetet në këmbë për të sfiduar krimet e pushtimit në Palestinë dhe më gjerë.

Maska demokratike dhe thika pas shpine

“Shqetësimi” i Izraelit për të drejtat e njeriut në Iran, është kulmi i hipokrizisë. Ndërkohë që shtyp me gjak çdo aspiratë të popullit palestinez për liri dhe pavarësi, Tel Avivi pozon në skenën globale si mbrojtës i lirisë së iranianëve.

E vërteta është se për Izraelin, një Iran i rrënuar nga lufta civile është skenari ideal. Dora e fshehtë e Mossadit nuk po mbjell demokraci, po mbjell përçarje sektare dhe kaos. Në këtë lojë të pistë, populli iranian po përdoret si mish për top për të ushqyer ambiciet e një shteti, që mbijetesën e vet e sheh vetëm përmes shkatërrimit të fqinjëve.

Po Teherani?

Regjimi i Teheranit nga ana tjetër, është i shumë, një regjim shiit, është djalli vetë në shumëçka. Mjaft që shiizmi ka qenë historikisht belaja e madhe e Islamit të pastër, ndryshe sunit, gati gati armik i tij. Por në këtë rast është fjala për atë që po bën Izraeli ndaj tij, edhe pse politikat shiite i kanë sjellë dëme te mëdha botës arabo-islame, njëherësh duke çuar ujë në mullirin sionist. /tesheshi.com/    

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit