“Në ushtrinë e Sirisë nuk ka armë kimike. Kjo është përcaktuar edhe më parë nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike. Është një sulm i kryer me arsye artificiale.”
MOSKË (AA) – Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov, në lidhje me sulmin ajror që SHBA-ja ka ndërmarrë ndaj bazës ushtarake të regjimit në Siri ka deklaruar se “Është shkelje e të drejtave ndërkombëtare të një shteti sovran. Është një sulm i kryer me arsye artificiale”, raporton Anadolu Agency (AA).
Rusia paralajmëron SHBA-të për ndërhyrjen ushtarake në Siri
Peskov në një deklaratë për gazetarët në Moskë ka shpjeguar se si ka reaguar presidenti i Rusisë Vladimir Putin.
Pasi ka pohuar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e vëren sulmin e SHBA-ve “si një shkelje e të drejtës ndërkombëtare të një shteti sovran”, Peskov ka pretenduar se “Në ushtrinë e Sirisë nuk ka armë kimike. Kjo është përcaktuar edhe më parë nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike. Është një sulm i kryer me arsye artificiale.”
Ndër të tjera duke e cilësuar bombardimin e SHBA-ve në Siri si një përpjekje për të larguar vëmendjen e opinionit publik botëror për humbjet e jetëve në Irak, Peskov tha se ky hap i SHBA-ve është në cilësinë e një goditjeje të re ndaj marrëdhënieve Rusi-Amerikë të cilat ndodhen në një nivel të keq.
“Ky hap nuk na afron në objektivin e luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar, përkundrazi përbën pengesa më të më mëdha”, ka shtuar Peskov.
