18.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Pesë vjet nga vrasja e pesëfishtë te Liqeni i Smillkovës

Më të lexuarat

Sot mbushen pesë vjet nga tragjedia në Liqenin e Smillkovës, ku pesë shkupjanë, në Të enjten e madhe u vranë derisa peshkonin në liqen.

Viktimat ishin katër djem të moshës prej 18 deri në 21 vjeç nga lagjja e Shkupit Radishan, Filip Sllavkovski, Aleksandar Naqevski, Cvetanço Ackovski dhe Kire Tërpkovski, si dhe 45 vjeçari Borçe Stevskovski nga fshati Cresheva.

Vrasja ka ndodhur më 12 prill të vitit 2012. Për vrasjen e pesëfishtë në rastin “Monstra” dënim të përjetshëm me burg i është shqiptuar Alil Demirit, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta. Vetëm i akuzuari i pestë Sejdi Rami u lirua për shkak të mospasjes së dëshmive të fuqishme për konfirmimin e fajit.

Ende pritet ekstradimi nga Kosova i të akuzuarve të parë Afrim Demiri dhe Agim Ismailoviq, të cilët u dënuan në mungesë.

Megjithatë ky proces gjyqësorë është kontestuar vazhdimisht nga familjet e të dënuarve të cilët theksojnë se ky rast është i montuar. Ata kanë kërkuar në vazhdimësi ndërhyrjen e institucioneve ndërkombëtare për të zbardhur të vërtetën e këtij rasti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit