Përveçse ofendues, ky është edhe manipulues.
Dihet botërisht se kryetar i Kongresit të Manastirit ka qenë Midhat Frashëri e jo një prift katolik. Ndërkaq, prifti Gjergj Fishta, për të cilin manipulon, është propozuar kyetar i komisionit pikërisht nga HOXHA ME MJEKËR. Këtë e shkruan me të zezën mbi të bardhë vetë Fishta. Për ta nuk ishte e rëndësishme kush ishte i pari, por çështja të shtyhej përpara.
Pastaj, ke përjashtuar plotësisht bejtexhinjtë, të cilët janë të parët që shkruajnë letërsi origjinale e të mirëfilltë shqipe.
Si nuk gjete një rresht as për njërin nga kontributdhënësit më të mëdhenj të çështjes kombëtare: Fan Nolin?! A veç pse ishte ortodoks e nuk e kishe vëlla të fesë sate?!
Pastaj, të mos flasim për Samiun e sa e sa mijëra të tjerë, të cilët nuk i quajte shqiptarë të denjë, se katolicizmin paske zgjedhur para shqiptarisë. Kështu ia ke kaluar edhe vetë Pashko Vasës!
Për fund, sipas terminologjisë sate: injoranca e budallallëku yt përfundon me leximin e Fishtës, i cili s’ka qenë islamofob si ti. Përkundrazi, ai thoshte: “Ne kristianët do t’i shkrijmë kryqet tona dhe do t’i bëjmë fishekë për t’i mbrojtur vëllezërit tanë muslimanë shqyptarë.”
/Jeton Koçinaj/
