“Palestina nuk ka qenë kurrë çështje e Iranit në asnjë moment, dhe Irani nuk e ka vendosur atë në asnjë tryezë negociatash në asnjë kohë, përveç në imagjinatën e naivëve dhe të mashtruarve. Palestina ka qenë thjesht “karremi” që peshkatari vendos në grep për të mashtruar peshkun (arab) viktimë. Ky karrem nuk i kushton Iranit veçse disa miliona dollarë që i hedh për ndonjë organizatë palestineze.
Palestina është vetëm një slogan që Irani e ka përdorur me mjeshtëri për të legjitimuar projektin e tij sektar dhe ekspansionist në botën arabe, një projekt që përfundoi me kontrollin e katër kryeqyteteve arabe.
Imagjino për një moment: sikur Irani të mos e përdorte sloganin e Palestinës, si do t’ua justifikonte popujve arabë dërgimin e ushtrive dhe Gardës Revolucionare në Irak, Siri, Liban dhe Jemen, për të luftuar popuj arabë, për të vrarë qindra mijëra njerëz, për të zhvendosur miliona dhe për të shkatërruar qytete mbi kokat e banorëve të tyre?
Si do ta justifikonte mbështetjen ndaj një tirani të përgjakshëm si Beshar Esedi apo mbështetjen ndaj milicive shiite ekstreme në Irak që morën pushtetin mbi tanket amerikane? Apo ndaj milicive në Jemen që mbartin ideologji të errëta dhe kërkojnë të kontrollojnë një vend me histori të lashtë si Jemeni?
Pa kartën e Palestinës, si do t’i justifikonte Irani ndërhyrjet dhe sulmet e tij ndaj Arabisë Saudite, Bahreinit dhe Kuvajtit?
Kur do të zgjohen të mashtruarit në botën arabe? Kur do të ndalojnë së dorëzuari emocionet dhe mendjet e tyre tek mashtruesit që kanë bërë profesion manipulimin politik në emër të Palestinës?”
(Xhemal Sultan, analist nga Egjipti)
