Personeli i Manastirit të Deçanit aplikon për shtetësi të Kosovës

0
45

Personeli i Manastirit të Deçanit ditën e enjte ka pranuar Republikën e Kosovës duke aplikuar për dokumente të shtetësisë së Kosovës. Pesë nga lista prej 14 zyrtarëve të Manastirit të Deçanit e drejtuar në Zyrën e Regjistrimit Civil, mesditën e së enjtes kanë hapur dyert e Qendrës Komunale të Regjistrimit Civil në Deçan dhe kanë aplikuar për dokumente të Republikës së Kosovës, njofton.

Listës nga ta i ka paraprirë ati Sava Dragutin Janjiq i përcjellë nga Dejan Sirko, Jezeklij Stakic, Slobodan Milinkovic, dhe Sasha Timshic. Ata u pritën nga kryetari i Komunës së Deçanit Rasim Selmanaj, i cili duke iu uruar mirëseardhje, i ftoi ata që të ndihen të lirë në komunën dhe shtetin e tyre.

Ati Sava Dragutin Janjiq nuk ka pranuar të flasë për media dhe sipas burimeve të gazetës ata kishin kërkuar që regjistrimi i tyre të bëhej pa prezencën e mediave./koha/kohaislame