14.3 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Përse ajo që ndodh në Gaza dhe Palestinë i polarizon kaq shumë njerëzit nëpër botë, si në asnjë rast tjetër? – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Përse ajo që ndodh në Gaza dhe Palestinë i polarizon kaq shumë njerëzit nëpër botë, si në asnjë rast tjetër?

Përgjigjja është e thjeshtë, sepse aty, si askund tjetër, del më në pah hipokrizia dhe standardi i dyfishtë i Perëndimit. Aty, më shumë se në asnjë rast tjetër, vlerat perëndimore të lirisë, respektimit të ligjit ndërkombëtar, mosdiskriminimit, vetëvendosjes, të drejtat e njeriut, pluralizmit, humanizmit dhe demokracisë, nuk kanë më asnjë vlerë dhe peshë për vetë Perëndimin!

Dhe këtë të vërtetë të hidhur e kanë kuptuar ata perëndimorë, që ngrihen në manifestime masive nëpër sheshet e botës, për të pështyrë në fytyrën hipokrite të elitës së tyre politike, që sillet me dy standarde.

Palestina është gjithashtu projekti i fundit kolonial evropian, i modelit të vjetër, që ka mbijetuar deri në shekullin e XXI-të, dhe si i tillë, Perëndimit të sotëm i duhet të ruajë fytyrën e tij, nga trashëgimia e imazhit të vjetër negativ, nga i cili pretendon se është distancuar me kohë.

Do të vijë dita dhe ndoshta nuk do të jetë e largët, kur njerëzve këto debate absurde që bëhen sot, do t’iu duken ashtu siç janë, të turpshme dhe amorale. Do të vijë dita, kur lexuesit e historisë do të habiten me qartësinë e çështjes nga njëra anë dhe banalitetin e shëmtuar të trajtimit të saj sot.

Kështu që na duhet ta ripërsërisim edhe një herë dhe me forcë, se historia e kësaj lufte nuk nisi me datën 7 Tetor 2023 dhe as përfundon të nesërmen e saj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit