7.4 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Përplasje mes klaneve, të paktën 170 të vdekur

Më të lexuarat

Më shumë se 170 persona kanë vdekur gjatë javës së fundit në përleshjet midis dy nënklanave në Sudanin e Jugut, ka thënë një deputet i vendit, sipas BBC-së.

Dhuna në rajonin e liqeneve perëndimore ka shënuar gjithashtu më shumë se 200 të plagosur, shtoi Dharuai Mabor Teny. Pavarësisht nga përplasje në këtë vend, që janë të zakonshme, kjo e fundit është tronditëse, ka raportuar korrespondenti i BBC-së nga Nairobi.

Dhuna ka bërë që Presidenti Salva Kiir të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, duke vënë në lëvizje ushtrinë

Dhuna përfshiu të rinjtë e armatosur nga dy nënklane rivale Dinka, të cilët u përleshën së pari më 6 dhjetor.

Sipas raportimeve, deri më tani, nga të dyja palët ka 170 persona të vdekur, 342 shtëpi thuajse të djegura dhe 1.800 persona të zhvendosur.

Sudani i Jugut u bë i pavarur në vitin 2011 pas shkëputjes nga Sudani. Që nga ajo kohë, vendi është goditur nga konflikte të shumta etnike dhe politike.

Përpjekjet e ndërmjetësimit nga Bashkimi Afrikan dhe qeveritë e huaja nuk kanë arritur të sjellin paqe.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit