14.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Përleshje dhe protesta në Xhammu Kashmir, të paktën 20 të vdekur

Më të lexuarat

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën si pasojë e përleshjeve mes kryengritësve pro pavarësisë dhe forcave të sigurisë në rajonin Xhammu Kashmir të Indisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e publikuar nga policia, thuhet se forcat e sigurisë në orët e mbrëmjes kanë zhvilluar një operacion në dy fshatra të qytezave Shopian dhe Anantnag pas lajmërimit se militantët të armatosur janë duke u fshehur.

Bëhet e ditur se si pasojë e përleshjeve mes kryengritësve dhe forcave të sigurisë kanë humbur jetën të paktën 20 persona, ndërsa janë plagosur 70 të tjerë.

Theksohet se 4 prej të vdekurve janë civilë, 3 ushtarë dhe të tjerët civilë.

Në orët kur ndodhnin përleshjet, popullata për të protestuar administratën indiane dolën nëpër rrugë. Pretendohet se civilët janë vrarë nga zjarri i hapur nga forcat e sigurisë.

– Çështja e Kashmirit

Britania gjatë tërheqjes së saj nga India në vitin 1947, kishte lënë të lirë Kashmirin i cili ishte nën sundimin e princit, t’i bashkohet ose Indisë ose Pakistanit. 90 për qind e popullatës së Kashmirit e cila është muslimane në vitin 1947 mbajtën qëndrimin që t’i bashkohen Pakistanit, por princi i asaj kohe, vendosi të bashkohet me Indinë në vend të Pakistanit. Ndërsa këtë vendim e kundërshtuan populli musliman i Kashmirit.

Pasi që Pakistani dhe India dërguan ushtarë në rajon, palët luftuan për herë të parë në vitin 1947. Të dy vendet për të njëjtin shkak luftuan edhe në vitet 1965 dhe 1999. 45 për qind të Kashmirit është nën kontrollin e Indisë, ndërsa 35 për qind nën kontrollin e Pakistanit. 20 për qind të rajonit është nën kontrollin e Kinës. India rajonet të cilat i okupoi i lidhi me vete nën emrin krahina “Xhammu Kashmir”.

Xhammu Kashmir tani është krahina e vetme e Indisë ku jetojnë shumicë muslimane. Ndërsa Pakistani Kashmirin që e ka nën kontroll i dha status të dy rajoneve autonome “Azad Kashmir (Kashmiri i Pavarur)” dhe “Gilgit Baltistan”.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), me vendimin e marrë që nga viti 1948, kishte parashikuar pastrimin e Kashmirit nga ushtarët dhe e ardhmja t’i caktohet me referendum. India nuk është dakord me referendumin, ndërsa Pakistani dëshiron që të zbatohen vendimet e KS-OKB.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit