20 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Përkufizimi i besimit në aspektin gjuhësor dhe terminologjik

Më të lexuarat

Përkufizimi i besimit në gjuhë është: Nënshtrimi dhe përulja, kështu që thuhet “kafshë e përulur” d.m.th.: “e nënshtruar”, si dhe “rrugë e nënshtruar”, pra është nënshtruar nga këmbët e njerëzve.

Përkufizimi i besimit në aspektin terminologjik: Në aspektin terminologjik kanë ardhur shumë përkufizime në lidhje me adhurimin, ndër të tjera ne do të përmendim këto.

  1. Shejkhu islam Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Adhurimi është  një term përmbledhës i të gjitha atyre që Allahu i do dhe është i kënaqur me to, qofshin këto fjalë apo vepra, të dukshme apo të padukshme.
  2. Imam Ibën Kajim ka thënë: “Adhurimi është dashuria dhe nënshtrimi i plotë.

Ndërsa në poemën e tij të njohur Nunije ka thënë:

Adhurimi i Allahut është dashuria e plotë ndaj Tij.

Bashkë me nënshtrimin e robit sigurisht janë esenca e tij.

  1. Shejkh Abdurrahman Sadi ka thënë: “Vërtet shpirti i adhurimit dhe realiteti i tij është dashuria dhe nënshtrimi ndaj Allahut. Pra, dashuria dhe nënshtrimi i plotë dhe i tërësishëm për Allahun është realiteti i adhurimit, kështu që, sa herë që një nga këto dy faktorë nuk qëndron, atëherë edhe adhurimi nuk është vërtetuar. Sepse, realiteti i tij është nënshtrimi dhe dorëzimi i plotë ndaj Allahut dhe kjo nuk arrihet vetëm se kur tek ai gjendet dashuria e plotë dhe e fuqishme të cilën e pasojnë dashuritë e tjera (dashuria për Profetin, fëmijën, prindërit,etj.).
  2. Po ashtu, ky dijetar në një vend tjetër ka thënë: “Adhurimi është term përmbledhës i të gjitha atyre që Allahu i do dhe është i kënaqur me to, qofshin këto besim, punë të zemrës apo të gjymtyrëve. Kështu që, çdo gjë që të afron për tek Allahu prej veprave dhe lënieve është adhurim. Ndaj për këtë është konsideruar lënësi i gjynaheve si adhurues dhe i afruar për tek Zoti i tij.

Këtu duam të tërheqim vërejtjen dhe të sqarojmë se shprehja adhurim përdoret për dy gjëra:

  1. Përdoret për veprën në vetvete. (p.sh.: namazi në vetvete është adhurim)
  2. Gjithashtu, përdoret edhe për kryerjen e kësaj vepre. ( të falësh namazin është adhurim)

Kuptimit të parë i përshtatet përkufizimi që i ka bërë adhurimit shejkhu Islamit Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!), ndërsa kuptimit të dytë i përshtatet përkufizimi i dytë dhe të tretë.

Ndërsa, përkufizimi i katërt i përmbledh të dyja ato, veprën në vetvete dhe kryerjen e saj.

Gjithashtu, nga përkufizimet e adhurimit është edhe ky: “Punët e mira të cilat janë të shoqëruara me dëshirë dhe që të afrojnë tek Allahu dhe që veçohet me to.” Edhe ky përkufizim i përmbledh të dyja kuptimet e adhurimit.

Dallimi midis adhurimit dhe teuhidit të adhurimit

Dallimi midis këtyre të dyjave është i qartë. Adhurimi është vetë vepra dhe afrimi për tek Allahu me të, ndërsa teuhidi i adhurimit është që këto adhurime të kryhen vetëm për Allahun Një të vetëm dhe në to të mos i shoqërohet askënd.

 

Muhamed bin Ibrahim el Hamd

Përktheu: Bledar Haxhiu

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit