Përgënjeshtrim i natyralistëve

0
50

…Kush qe Ai që rregulloi gjithë këtë, që e përsosi, e drejtoi dhe e kontrolloi në mënyrën më të mirë?

Dikush mund të thotë:”Kjo është punë e natyrës. Në natyrë ka gjëra të mrekullueshme”. Një debatuesi të këtillë, i themi: Sikur ta kishte lënë Allahu zemrën tënde, ju vetë do të kishit përgënjeshtruar një thënie të tillë duke u përgjigjur:”Pa më thuaj, a e mban veten kjo natyrë, a ka dituri dhe zotësi për të shpikur këto mrekulli? Apo jo? A s’është kjo vetëm një cilësi abstrakte dhe një paraqitje e gjërave të dukshme përreth? Nëse ndodh që të pranosh këtë përgjigje: Kjo është një entitet i pavarur me dituri të plotë, aftësi, vullnet dhe urtësi”, thuaj: Kjo çfarë po përshkruani është Krijuesi dhe Formuesi, pra përse e quan Atë natyrë? Harroje çfarë diktojnë natyralistët dhe kthejuni asaj me çfarë Allahu i mësoi njerëzit ta thërrasin Atë në fjalët e të dërguarit të Tij, dhe nëse bëni këtë, do të jeni ndër njerëzit e mençur dhe të urtë. Përse t’i atribuohen natyrës atributet që i përkasin Allahut?

Nëse, në anën tjetër, kundërshtarët thonë:”Natyra është një cilësi abstrakte, një paraqitje që ka nevojë për administrator, dhe gjithë çfarë dëshmojmë nga mjeshtëritë e saj janë shkaktuar pa patur natyra dituri, vullnet, aftësi, madje edhe vetëdijen e thjeshtë mbi atë çfarë po prodhon. Gjithë çka shohim është dëshmi e arritjeve të natyrës”; atëherë përgjigja duhet të jetë se asnjë person i arsyeshëm s’do ta pranonte këtë gjykim. A vërtet po besoni që veprimet mahnitëse dhe sajimet delikate që i shohim në këtë botë, që asnjë mendje s’mund t’i kuptojë apo t’i vlerësojë tërësisht, janë bërë nga një faktor që vetë s’ka të menduar, aftësi, urtësi apo ndjenjë? A do të besonte ndokush në këtë përveç njeriut të çmendur apo një kafshe?

Ju mund më tej të shtoni:”Sikur të kishte qenë e vërtetë kjo çfarë pohoni, do të isha i qartë se një cilësi abstrakte e këtillë s’mund të ketë krijuar veten apo të ketë shpikur veten, pra kush është Zoti dhe Shpikësi i kësaj? Kush ia mundësoi të bënte gjithë këtë? Kjo logjikë është dëshmia vendimtare në favor të besimit në Shpikësin dhe Zotin e natyrës, në pafundësinë e aftësive të Tij, në diturinë dhe urtësinë. Vërtet, ky grup s’ka fituar gjë duke mohuar Zotin, si dhe cilësitë dhe veprat e Tij. Ata thjesht shfuqizojnë intelektin dhe intuitën e brendshme. Vetë natyra do ta zhvlerësonte një logjikë të tillë. Kjo në fakt kundërshton mendjen, intuitën e brendshme, natyrën e madje edhe njerëzinë, dhe kjo ka shkaktuar qëndrimet më injorante dhe të gabuara që dikush mund të shkaktojë. Nëse njeriu do ta pranonte atë çfarë i dikton mendja dhe të pranojë që s’është e mundur të ketë rezultate të urta pa veprimin e një të entiteti të urtë, të aftë dhe të ditur, se nuk është e mundshme të kihen efekte vetë-kontrolluese pa pasur ndonjë krijues që është i aftë, autonom, që kontrollon gjithçka, që është i vetëdijshëm për çfarë bën, jo i irrituar apo i hutuar me atë çfarë bën – nëse personi pranon kaq, atëherë përgjigja me vend ndaj këtij personi do të ishte: Çfarë ke? Pasi po e pranon domosdoshmërinë e një Krijuesi, krahas të cilit nuk ekziston zot apo perëndi tjetër, mos e quaj më natyrë. Në vend të kësaj, thuaj: Ajo çfarë unë po përshkruaj është Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Zoti i botëve, mbajtësi i qiejve dhe i tokës, Zoti i lindjes dhe perëndimit, Ai që e bëri të shkëlqyer gjithë atë çfarë krijoi. Mos i moho emrat, cilësitë dhe qenien e Tij dhe t’ia atribuosh bërjen dhe krijimin e tij dikujt tjetër. Ti duhet ta pranosh ekzistencën e Tij, dhe t’ia atribuosh Atij autorësinë, krijimin, zotërimin dhe kontrollin. S’ka rrugëdalje tjetër. I Lavdëruar është Allahu, Zoti i botëve.

Domethënia e natyrës

Duke e rishqyrtuar fjalën “natyrë” në këtë kontekst, ju do të udhëhiqeni drejt për te Krijuesi, Shpikësi, ashtu siç mendja e zakonshme e kupton botën. Kjo ngaqë fjala “natyrë” [Arabisht: tabi’ah] domethënë se diçka është bërë nga dikush për t’u sjellë sipas një plani të rregulluar paraprakisht, dhe tjetër domethënie kjo s’ka. Fjala “natyrë” është e një kategorie të njëjtë sikur “instinkt”, “prirje”, “temperament”, “natyrë e shtazës apo e njeriut”, dhe të ngjashmet me këto. Shtaza ka qenë bërë që të reagojë në stimul, që është reagim i rrënjosur brenda në të. Është e vetëkuptueshme që “natyra” pa “bërësin e natyrës” është një pamundësi. Atëherë, pikërisht fjala tregon në Krijuesin, të Gjithëfuqishmin, mu siç tregon domethënia e saj. Muslimanët besojnë që natyra është një nga krijesat e Allahut, se është nën kontroll, dhe se kjo është pjesë e ligjit të Tij veprues midis krijesave të Tij, se Ai e drejton atë në mënyrën që dëshiron dhe kur të dëshirojë, në mënyrë që robërit e Tij të mund të shohin se vetëm Ai është Krijuesi, Shpikësi, dhe se Ai krijon çfarë të dojë dhe në mënyrën që Ai dëshiron. Kjo është domethënia e vargut vijues nga Kur’ani:

“Kur Ai të dëshirojë ndonjë gjë, urdhri i Tij është vetëm të thotë:Ji! Dhe ajo bëhet”. [36:82]

Natyra, e cila është maksimalja që dritëshkurtrit mund të perceptojnë, s’është më shumë sesa krijesë e Zotit, e barabartë në këtë me çdo krijesë të Tij. Duke pasur parasysh këtë, si mund të jetë njeriu, me një çikë njerëzie apo të të menduar, i verbër ndaj fakti që ajo është bërë të sillet ashtu siç sillet, dhe si mund t’ia atribuojë asaj bërjen dhe shpikjen! Shpesh Allahu ndal fuqinë e Tij, e ndryshon dhe e rikthen atë, kështu që ai bën të kundërtën e asaj çfarë ka bërë fillimisht, dhe gjithë këtë për t’ua ilustruar robërve të Tij se kjo është krijesa dhe prodhimi i Tij, dhe se kontrollohet nga Ai. Kjo mund të mbështetet nga vargu Kur’anor:

“Vërtet, e Tij është i gjithë krijimi dhe urdhri. I bekuar është Allahu, Zoti i botëve”[7:54]

Njeriu dhe Universi – Reflektime të imam Ibnul-Kajjim el-Xheuzije/mburoja/kohaisalme