28.1 C
Pristina
Sunday, June 16, 2024

Përdorimi i smartphone sa vjen e bëhet më i “frikshëm” për të gjithë

Më të lexuarat

Smartphone yt është lidhja jote me familjen, miqtë dhe botën. Është kamera jote, muzika, rrjeti yt social, videot, lojrat dhe aplikacionet. Është pajisja jote kryesore.

Kështu, le të marrim në konsideratë disa të dhëna.

Përdorimi

Përdorimi i smartphone ka njohur rritje të mëdha kohët e fundit. Një përdorues tipik e kontrollon smartphone e tij 47 herë në ditë. Personat e moshës 18-24 vjeç 86 herë në ditë sipas një ankete nga Deloitte. 89% e tyre e kontrollojnë më pak se 1 orë pasi janë zgjuar nga gjumi. Ata te shtypin ekranin 2617 herë në ditë. Kjo është rreth 1 milionë klikime në vit, për një përdorues mesatar. Gati dyfishi mund të thuhet për grupmoshën 18-24.

Përdoruesit e Android rreth globit shpenzuan 325 bilion orë në vetëm 3 mujorin e tretë të vitin 2017, 37 milionë vite. Kjo shifër është 40% më e lartë se e njëjta periudhe e vitit 2016. Kjo, pa përfshirë përdoruesit e iOS.

Për krahasim, amerikane shpenzojnë 98 bilion orë ose 11.2 milion vite duke parë televizor.

Por a jemi ne duke i shijuar pajisjet tona, apo jemi thjeshtë të varur nga to?

Ish-presidenti i Facebook, Sean Parker u shpreh hara një audience në Nëntor, kur u pyet mbi rrjetin social në cilin ai kontriboi, ai u shpreh se “një Zot e di se çfarë është duke bërë ajo në trurin e fëmijëve tanë”.

Parker ekspozoi mënyrat që Facebook përdori në fillim që fitonte milionat e përdoruesve të saj. “Proçesi i të menduarit në krijimin e këtyre aplikacioneve, me Facebook si të parin, ishte: “Si mund të konsumojmë sa më shumë nga koha jote dhe shpërqendrojmë sa më shumë të jetë mundësia?”.

Justin Rosenstein, krijuesi i butonit “Like” është shprehur se “Nëse ne do të kemi qëllim vetëm maksimizimin e fitimit, ne do të shkojmë shpejt drejt distopisë”.

Ramsay Brown, bashkë-themelues i Dopamine Labs u shpreh hapur në nj intervistë për “60 minutes” se aplikacionet e tyre janë dizenjuar për të të bërë të varur. “Ne me të vërtetë jemi duke jetuar në një epokë të re që ne nuk jemi më duke dizenjuar software. Ne jemi duke dizenjuar mëndje”.

Kjo vartësi jo e shëndetshme, e njohur si ekonomia e vartësisë, është qartazi duke u mbajtur larg nga elita”.

“Po, planeti ynë u shkatërrua. Por për një moment të bukur në kohë, ne krijuam shumë vlerë për aksionerët”. – U shpres Christopher Prentiss Michel për The New Yorker në 2 Qershor 2017.

Bill Gates dhe Steve Jobs gjithashtu, ata që krijuan hardware dhe software që ne jemi në këtë pikë sot, janë shprehur se kanë limituar orët që fëmijët e tyre kalojnë me teknologjinë. Bill dhe Melinda Gates, nuk i lejuan fëmijët e tyre të kenë një smartphone, deri sa ata mbushën 14 vjeç.

Elita e teknologjisë që i shkollon fëmijet në Silicon Valley, i kanë dërguar fëmijët e tyre në shkolla me pak qasje ndaj teknologjisë. Të tilla janë Waldorf, Steiner ose Brightworks School ku fëmijët mësojnë të jenë kreativ dhe jo të kodojnë. Smartphone, tabletat dhe lap top-ët janë të ndaluar.

Si smartphone ndikojnë mbi ne?

Ne jemi të shpërqëndruar. Në një studim të Universitetit të Teksasit, kapaciteti i të nxënit, ishte më i ulët kur gjendjen një smartphone pranë…Dhe e anasjellta. Sa më pranë smartphone ishte me studentin, aq më i ulët rezultati. Rezultatet më të mira i takonin studentëve që e kishin celularin në një dhomë tjetër.

Mardhënit tona duke se po prishen nga domosdoshmëria e smartphone. Një studim i publikuar në Psychology of Popular Media Culture, thoshe se studentët me vartësi ndaj celularit, kanë më shumë pasiguri në mardhëniet e tyre. Përsëri, e anasjellta për studentët jo të varur.

Por ndonëse përdorimi i smartphone por edhe i rrjeve sociale ka krijuar tepër avantazhe për të gjithë ne, ngelet për tia lënë kohës të thotë të vërtetën. Përdorimi i smartphone jashtë normave ka shkaktuar aksidente rrugore me pasojë vdekjen, ka krijuar njerëz falsë dhe pa personalitet. Ka krijuar një brez i cili nuk i njeh ndjenjat. Shpesh, edhe mardhënit njerëzore. Përdorimi i smartphone jashtë limiteve duket se do të jetë akoma edhe më i pashmangshëm me avancimin e robotikës. Ndoshta forma e tyre do të ndryshojë. Dhe kjo, duhet bërë përpara se të jetë shumë vonë.

Të gjithë e kemi një mik që sa herë e takojmë shpenzon më shumë se gjysmen e kohës duke mos na kushtuar vëmëndje…

Burimi: Android Authority

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit