22.6 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Perandoria Osmane, ndihma viktimave të përmbytjeve të 1916-s në Holandë

Më të lexuarat

Dokumente të Arkivit Osman vërtetojnë se Perandoria Otomane ka dhënë ndihma monetare për Holandën…

Dokumente të Arkivit Osman vërtetojnë se Perandoria Otomane ka dhënë ndihma monetare për Holandën.

Pavarësisht kushteve të vështira të Luftës I Botërore, Sulltan Mehmeti V i ka dhënë Holandës ndihma monetare në vitin 1916, pasi ky vend ishte prekur nga një fatkeqësi e madhe përmbytjesh.

Një dokument i vitit 1916, që është gjetur në Arkivin Osman të Kryeministrisë së Republikës së Turqisë dhe që autorizon dhënien e ndihmave për viktimat holandeze të përmbytjeve në atë kohë, vërteton se Shteti Osman ka qenë maksimalisht i ndjeshëm në lidhje me ndihmat humanitare.

Pas kësaj ndihme për holandezët e prekur nga vërshimet, Ministria e Punëve të Jashtme të këtij vendi i dërgoi ambasadorit në Stamboll një telegraf për të falënderuar personalisht qeverinë otomane në emër të Mbretëreshës së Holandës.

Me anë të telegrafit në fjalë, ambasadorit të Holandës në Stamboll i kërkohej që të njoftonte Portën e Lartë se kjo ndihmë ishte pranuar me mirënjohje të thellë dhe se kishte rezultuar shumë e vyer.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit