Ja çfarë paska thënë Dodë Gjergji:
“Unë e kam pas një konferencë në Mitrovicë para dy javësh, dhe atje kemi qeshur bashkë, serbët dhe ne shqiptarët, dhe kam thënë, se çfarë ngjarje ose lajm do të ishte, sikur në Beograd të lexohet dhe të dëgjohet, se në Mitrovicën e veriut serbët dhe shqiptarët kanë qeshë së bashku. Por këtë lajm nuk e jep askush, por ne duhet të qeshim, ne duhet të jemi bashkë” (me shkijet, v.j.)..!? (Marrë nga rrjetet sociale, Tik-Tok)
Pyetje e hapur për ipshk. Dodë Gjergji:
A mendon se mund të ndodhë bashkëjetesa serbo-shqiptare, pa kërkuar falje Beogradi zyrtar për gjenocidin e kryer në Kosovë ndaj 2 milion shqiptarëve në vitet 1998/99..!?
A mendon se është e mundur bashkëjetesa e shqiptarëve me serbët pa u gjetur mbetjet mortore të mbi 1600 trupave të shqiptarëve të grabitur nga Kosova dhe të groposur në tri-katër varreza masive në Serbi, dhe mbi 700 prej tyre të groposur në aeroportin e Batanjicës afër Beogradit, si dhe dy kamion plotë me kufoma shqiptare që janë hedhur në lumin Sava..!?
A mendon se është e mundur bashkëjetesa dhe qeshja e përbashkët e shqiptarëve me serbët, pa i pranuar Beogradi zyrtar dëmet e shkaktuara në Kosovë gjatë luftës dhe vrasjen e mbi 13 mijë civilëve shqiptarë, apo të gjitha këto krime dhe gjenocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve, u dashka me ia falë Serbisë, vetëm që të qeshemi dhe jetojmë bashkë me serbët..!?
Rexhep ELEZAJ
