Pena me qira… adhurimi i idhujve në kohën tonë

Më të lexuarat

Ende e mbaj mend “Librin e Zi” që u botua gjatë mandatit të ish-presidentit tunizian Moncef Marzouki; ai përbëhej nga dokumente të siguruara në pallatin presidencial të diktatorit të rrëzuar Zine El Abidine Ben Ali. Këto dokumente përmbanin emrat e qindra gazetarëve dhe shkrimtarëve nga e gjithë bota arabe, madje edhe të disa gazetarëve të huaj, të cilët merrnin paga të rregullta ose shpërblime të rastësishme në këmbim të shkrimeve apo lavdërimeve për tiranin e padrejtë Zine El Abidine Ben Ali.

Mes tyre kishte emra të njohur që për vite me radhë kishin dominuar skenën mediatike në Egjipt dhe në shumicën e vendeve arabe; por në fund nuk qenë gjë tjetër veçse pena me qira dhe adhurues të idhujve prej letre. Ata shkojnë, bashkë me shkrimet e tyre, librat e tyre dhe idhujt e tyre, në koshin e plehrave të historisë sapo të thahet boja e penave të tyre, ndërsa në tokë mbetet vetëm ajo që u sjell dobi njerëzve…

/Ahmed Mansour/
P.s.
Histori e cila përsëritet në çdo kohë e çdo vend, madje edhe në shtetet tona.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit