9.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

PE: EULEKS-i të veproj në gjithë Kosovën

Më të lexuarat

Parlamenti Evropian e mbështet zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, por “ka shprehur shqetësim për shkak të jostabilitetit politik, ndjeshmërisë së institucioneve, korrupsionit të përhapur, krimit të organizuar, pastaj për çështjet e pazgjidhura bilaterale, gjë që e dobëson përparimin e disa vendeve kah anëtarësimi në BE”.
Kështu konstatohet në Rezolutën për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, të cilën sot e ka miratuar Parlamenti Evropian në Bruksel, raporton Rel.
Në rezolutë, mëtutje, përmendet edhe roli i misionit të BE-së në Kosovë, EULEKS, me ç’rast theksohet se “pritjet janë që ky mision të jetë në masë të plotë veprues në gjithë territorin e Kosovës, përfshirë edhe veriun, si dhe ta forcoj luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet, përfshirë edhe luftën kundër krimit të organizuar.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit