9.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

PDSH kërkon orar më tolerues për lëvizje gjatë Ramazanit

Më të lexuarat

PDSH kërkon nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut që me fillimin e muajit të Ramazanit, të lehtësohen kufizimet e lëvizjes së qytetarëve.

Nga kjo parti thonë se qytetarët shqiptarë dhe muslimanë, kanë negojë për lëvizje të lirë më toleruese dhe fleksibile, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në këtë drejtim, njëkohësisht, duke respektuar masat e distancës sociale dhe kufizimin e takimeve grupore përgjatë periudhës 30 ditore të muajit të Ramazanit, si masa të përshtatshme që i ndihmojnë shëndetësisë publike të menaxhojë ritmin aktual dhe potencial të infektimeve të qytetarëve me virusin e njohur, si ministër i PDSH-së, zyrtarisht propozova në mbledhjen e 42 të qeverisë, që të aplikohet një orar i ri i regjimit policor që favorizon lëvizje të lirë të qytetarëve me një orar më fleksibël dhe tolerues, nga ora 19:00 e mbrëmjes deri ora 07:00 e mëngjesit”.

“Shpresojmë që ky propozim, pasi t’i atribohen edhe modalitetet e shtabit qendror të krizës për COVID-19, në funksion të kujdesit ndaj masave anti-COVID, do të merr formën e përshtatshme para miratimit si vendim qeveritar dhe do të jetë e mirëseardhur për qytetaret shqiptar dhe musliman, parasëgjithash nga aspekti i mirëqenies së shëndetësisë publike, ku kuptohet qe lëvizja e lirë duhet të tolerohet deri në masën që kjo lëvizje nuk rrezikon askënd”, thonë nga PDSH./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit