17.8 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi gati t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

Më të lexuarat

KFOR-i në Kosovë përmes një video-mesazhi ka bërë të ditur se vazhdon të zbatojë mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë si dhe të garantojë lirinë e lëvizjes në çdo kohë.

Në një video të postuar në Facebook, KFOR-i rikujton se është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), me të cilët thekson se po punojnë në koordinim të ngushtë.

Në videon e publikuar, KFOR-i thekson se janë 4,600 trupa që kujdesen për një mjedis të sigurt në Kosovë për të gjitha komunitetet dhe për të parandaluar rrezikun e përshkallëzimit të ri.

“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi gati t’i ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme që të vazhdojmë të përmbushim mandatin tonë…”, thuhet në video.

Ndërkaq, ditë më parë zëvendëskomandanti i KFOR-it, Gjeneral Brigade Federico Bernacca gjatë një paneli diskutimi në kuadër të Forumit Ballkanit që është mbajtur në Budapest të Hungarisë ka folur lidhur me sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR në maj të 2023 nga grupet serbe, gjersa ka dërguar mesazh që të mos “ngatërrohen me KFOR-in pasi kanë të bëjnë me organizatën më të fuqishme në botë”.

Ai gjithashtu dërgoi mesazh për të gjithë ata që sulmojnë njësitë e KFOR-it.

“Nëse ngatërroheni me njerëzit tanë, do të keni të bëni me të gjithë organizatën ushtarake më të fuqishme në botë”, tha ai.

Bernacca theksoi se KFOR-i është e aftë të përballet me kriza serioze.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit