8.4 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Fjalë shumë të vlefshme!

Më të lexuarat

Sot edhe pse muslimanët rënkojnë nga dobësia e madhe dhe armiqtë thurin kundër tyre lloj lloj kurthesh, kjo gjendje solli mes tyre njerëz me iman të dobët, me mendime të ulta dhe dobësi të theksuar. Me plot pesimizëm ata besojnë se mundësia e ringritjes së muslimanëve është shuar dhe se muslimanët janë në ikje dhe në zhdukje. Me këtë mendim ata gabuan shumë sepse kjo dobësi është kalimtare dhe ka arsyet e veta.

Përpjekja në largimin e shkaqeve e rikthen shëndetin e islamit sic ka qenë njësoj, ashtu sic i rikthehet forca atij që e ka humbur me breza.
Kjo dobësi që i ka prekur muslimanët ka ardhur si pasojë e kundërshtimit të librit të Allahut dhe sunetit të pejgmaberit (alejhi selam). Ata u ranë hasha rregullave universale të cilat Allahu i ka bërë lëndë të jetës së popujve dhe ngritjes së tyre.

Nëse muslimanët rikthehen në atë që ka përgatitur feja e tyre ata patjetër do tja arrijnë qëllimit të plotë ose të pjesshëm.
Këto ide të ulta – pesimizmi dhe dembelizmi- nuk i njeh Islami dhe nuk i pëlqen përkundrazi i qorton në mënyrën më të prerë dhe u tregon njerëzve se suksesi është i mundur dhe se bashkë me vështirësinë është edhe lehtësimi, ashtu sic ka thënë Allahu i Lartësuar: “Pas vështirësisë, Ai sjell lehtësimin.”


Gjithashtu u tregon se gjëja më e dëmshme për ta është pesimizmi dhe humbja e shpresës.
Prandaj le ti frikësohen Allahut këta pesimistë dhe ta mësojnë një herë e mirë se muslimanët janë populli më afër suksesit të vërtetë.
Në anënt tjetër të këtij grupimi qëndrojnë ata që shpresojnë shumë dhe nuk bëjnë asgjë. I sheh duke folur për krenarinë e Islamit dhe lartësimin e tij dhe se fundi i mirë i takon kësaj feje dhe se e vetmja mënyrë për krenarinë e ndjekësve të saj është rikthimi tek mësimet dhe udhëzimet e tij, por nga ana tjetër nuk ofrojnë për fenë e tyre as interesin më të vogël, qoftë nga ana trupore (fizike) apo monetare. Nuk japin kontribut serioz për realizimin e asaj që thonë, sepse fjalët nuk kanë vlerë po nuk u shoqëruan me vepra.


Lum për ata njerëz që janë të zgjedhurit e Muslimanëve, burra të kësaj dunjaje dhe të kësaj feje, të cilët, fjalët i shoqëruan me vepra dhe luftuan me pasurinë, shpirtrat dhe me fjalët e tyre për ngritjen e vëllezërve muslimanë, duke qëndruar larg ideve të atyre që zgjodhën pesimizmin, apo të atyre që zgjodhën fjalët pa vepra. Tek këta njerëz mund të mbahen shpresat dhe mund të arrihen synimet e larta, përmes përpjekjeve të falenderuara dhe veprave të tyre të pranuara në dashtë Allahu.
Abdurrahman es Seadi në librin: “Uaxhib el Muslimin” fq 23-24.

Përktheu: Fatjon Isufi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit