1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Patriotizmi financiar: 40 mijë dollarë për të shpëtuar Shqipërinë!

Më të lexuarat

Fabula “Mbaju nëno mos kij frikë se ke djemtë në Amerikë”

Arkivi Shtetëror ofron një të dhënë interesante mbi patriotizmin shqiptar gjatë Luftës së Parë Botërore, pikërisht nga “Vatra” e famshme.

“Ae dini se më 3 qershor 1917 shoqëria panshqiptare ‘Vatra’ hapi fushatën ‘Të shpëtojmë Shqipërinë’? 

Nisma e kësaj fushate qe marrë nga delegatët e Vatrës, Mehmet bej Konica dhe Mihal Turtulli. Në telegramin drejtuar ‘Vatra’-s, ata theksonin: ‘Çlirimi dhe e ardhmja e Shqipërisë varen nga shqiptarët e Amerikës’. Thirrja e tyre për grumbullimin e 40 mijë dollarëve ishte e ngutshme në gjendjen që ndodhej Shqipëria asokohe. Kjo shumë do të shërbente për ngritjen e një Komisioni Shpëtimi.

‘Të japim për nënën’ ishte thirrja që depërtoi tek bijtë e Amerikës. 80 qendrat e ‘Vatra’-s nën kryesimin e Kolë Tromarës iu përgjigjēn pozitivisht thirrjes duke mbledhur të hollat që do të dërgonin nëpër Europë delegatët shqiptarë për mbrojtjen e çështjes kombëtare, pa përfunduar ende Lufta e Parë Botërore”, shkruan Arkivi. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit