26.8 C
Pristina
Wednesday, July 24, 2024

Erdogan nis mandatin e ri me “Bismilah”: Hyjmë në “Shekullin e Turqisë”!

Më të lexuarat

Pse mungonte në ceremoni miku tij shqiptar Edi Rama mes shumë lidërve nga bota?

Presidenti turk, me “Bismilah”(me emrin e Allahut), shpalli fillimin e “Shekullit të Turqisë” në një ceremoni në pallatin presidencial në Ankara, në nisje të mandatit të ri qeverisës, pas një fitoreje historike, e cila koinçidoi simbolikisht dhe me marrjen e Kostandinopojës nga osmanët 570 vite më parë.

“Turqia hyri në një rrugë të re pas përfundimit të zgjedhjeve dhe shpalljes së rezultateve. ‘Shekulli i Turqisë’ ka filluar dhe dyert e rritjes së vendit tonë janë hapur”, tha Erdoğan në një ceremonI ku merrnin pjesë shumë liderë nga bota, si dhe klerikë të krishterë të Turqisë.

Ra në sy mungesa e mikut të tij edhe familjar, kryeministrit Rama. Ky i fundit duhej të ishte, siç dhe është aktualisht, në një vizitë në Kalabri, për të cilën i ishte bërë ftesë disa herë. Kështu që Rama do jetë pas pak ditësh në Ankara, për t’u takuar personalisht me Erdogan, ku për koiçidencë, po ashtu me simbolikë të fortë politike, që të dy fituan zgjedhjet në të njëjtën ditë, më 14 maj.

Më herët, Erdogan bëri betimin e tij në parlamentin e ri turk, ku partia e tij AKP është dominante.

“Shpresoj se ky mision i lartë do të jetë i mbarë për kombin tim, të cilit ia kam kushtuar jetën, për të gjitha pjesët e vendit tonë të zemrës dhe për njerëzimin. Shpresoj se nuk do ta zhgënjejmë kombin tonë të dashur që më besoi, partinë dhe aleancën”, tha Erdogan.

 “Nuk do t’ia zhgënjejmë besimin popullit, do të vazhdojmë të prodhojmë vepra dhe shërbime për Turqinë”, theksoi ai.

Pas betimit ceremonial, Erdogan mbërriti në Anitkabir, mauzoleumin e themeluesit të Republikës moderne të Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk.

Aty, presidenti turk vendosi një kurorë lulesh, pas së cilës përcolli këtë mesazh:

“Unë besoj se këto zgjedhje, ku sistemi presidencial mori miratimin e popullit, hapën dyert për një periudhë të re për popullin tonë. Ne do të vazhdojmë të punojmë fort për të shëruar plagët e tërmetit shkatërrues dhe për të kthyer njerëzit e pastrehë sa më shpejt në shtëpitë e tyre të reja. Ne premtojmë edhe një herë se do të vazhdojmë të forcojmë unitetin dhe vëllazërinë e popullit tonë dhe të forcojmë vendin tonë. Zoti na ndihmoftë në këtë rrugë”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit