Pas Maduros: të gjendesh nën shënjestër nga Trump…

Më të lexuarat

Pasi lau hesapet më Maduron, Trump ka shënjestruar tjetër shtet amerikanolatin dhe tjetër lider aty: Gustovo Petro, presidenti i Kolumbisë, jo me naftë por me shumë kokainë.

Dhe presdenti amerikan pretendon të njëjtën gjë si ndaj Venezuelës, edhe pse interesi për naftën ka qenë fare i qartë, paçka kartës së drogës.

Trump u tha gazetarëve që e shoqëronin në aeroplanin presidencial dje se kryerja e një operacioni ushtarak amerikan në Kolumbi, i ngjashëm me atë në Venezuelën fqinje, do t’i dukej një “ide e mirë” dhe akuzoi homologun e tij Gustavo Petro për përfshirje në trafik droge në vendin e tij, duke deklaruar se “ai nuk do ta bëjë këtë për shumë gjatë”.

Ai iu drejtua Pedros në distancë duke thënë se do të bënte mirë të “kishte kujdes për të pasmet e tij”, pasi e përshkroi homologun e tij kolumbian si “të sëmurë” që i pëlqen të “marrë kokainë” dhe “ta shesë atë në SHBA”.

Në një reagim të pritshëm, Gustavo Petro hodhi poshtë akuzat e homologut të tij amerikan.

“Emri im (…) nuk shfaqet në dosjet gjyqësore për trafik droge. Ndaloni së shpifuri, z. Trump,” shkroi Petro nëpërmjet X.

Presidenti socialdemokrat kolumbian ka kritikuar ashpër operacionin ushtarak në Venezuelë të urdhëruar nga administrata Trump: ai akuzoi SHBA-në për kryerjen e rrëmbimit “të pajustifikuar” të homologut të tij venezuelian, Nicolas Maduro.

Presidenti venezuelian u kap nga forcat speciale amerikane në Karakas pas një serie bombardimesh.

Ministria e jashtme e Kolumbisë i quajti kërcënimet e presidentit amerikan “ndërhyrje të papranueshme” në punët e brendshme të vendit dhe kërkoi “respekt”.

Që kur filloi mandati i dytë i Trump-it në janar 2025, të dy udhëheqësit kanë shkëmbyer vazhdimisht goditje verbale – mbi politikën e imigracionit, tarifat, trafikun e drogës…

Marrëdhënia midis dy vendeve, historikisht partnerë kryesorë ushtarakë dhe ekonomikë në rajon, tani është në pikën e saj më të ulët. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit