16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Pas betimit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, kërcënon Lista Serbe

Më të lexuarat

Pas betimit të kryetarit të ri të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, përfaqësues të Listës Serbe e cilësuan si okupim të kësaj komune.

Përfaqësues të Listës serbe thanë se Albin Kurti duhet të ndalë siç thanë ata “përndjekjen e serbëve”, ose pas 1 qershorit do të tregojnë format e tyre të rezistencës.

Ish-deputeti i kësaj liste, Igor Simiq doli në një konferencë për media, së bashku me katër ish-kryetarët e komunave në veri të vendit.

Nga aty, Simiq foli për rezistencën e tyre pas 1 qershorit, pa dhënë detaje për çfarë rezistence bëhet fjalë, raporton KosovaPress.

“Sot ka filluar okupimi i veriut zyrtarisht, ne jemi për ta ruajtur paqen por durimit i ka ardhur fundi, andaj i japim afat Albin Kurtit që deri më 1 qershor të ndaloj represionin, përndjekjen, arrestimin e serbëve dhe të tjera. Nëse kjo nuk ndalet deri më 1 qershor, ne do të tregojmë format tona të rezistencës”, tha Simiq, pa dhënë detaje për çfarë rezistence bëhet fjalë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit