7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Lufta për Bakhmutin: ç’thotë Kievi?

Më të lexuarat

Beteja më e ashpër dhe më e përgjakshme që nga nisja e agresionit rus

Forcat ruse po përpiqen të pushtojnë territorin që humbën rreth qytetit lindor të Ukrainës, por ushtria ukrainase po zmbraps sulmet e tyre, tha sot Hana Malyar, zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes.

Kujtojmë se ushtria e rregullt ruse dhe mercenarët e kompanisë famëkeqe private ruse janë përpjekur të pushtojnë Bakhmutin për gati një vit, por mbrojtësit ukrainas ende mbajnë pjesë më të vogla të qytetit.

Megjithatë, në javët e fundit, ukrainasit kanë kryer disa kundërofensiva të vogla në afërsi të Bakhmutit dhe, siç pretendojnë ata, kanë çliruar dhjetëra kilometra katrorë territor.

Forcat ruse së fundmi kanë pushtuar një pjesë tjetër të territorit brenda vetë qytetit, por ende nuk e kontrollojnë plotësisht dhe betejat e ashpra po zhvillohen ende, tha Malyar në një intervistë për televizionin ukrainas.

Është e pamundur që gazetarët të kontrollojnë situatën në terren, duke pasur parasysh se Bakhmuti është beteja më e gjatë dhe më e përgjakshme e luftës që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit