11.5 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Parlamentit Europian: Pse Garda Iraniane duhet shpallur terroriste

Më të lexuarat

Reagimi nga Teherani për propozimin nga Strasburgu: Do ia futni vetes!

Parlamenti Evropian i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të vendosë Gardën Revolucionare të Iranit në listën e organizatave terroriste, duke sqaruar se organizata ushtarake ka përgjegjësi në shtypjen e protestuesve në Iran dhe dërgimin e dronëve në Rusi.

Marrëdhëniet midis vendeve anëtare të BE-së dhe Teheranit janë acaruar muajt e fundit, pasi bisedimet për të ringjallur marrëveshjen bërthamore u ngecën, kryesisht për shkak të arrestimit të disa shtetasve evropianë nga Irani, si dhe kritikave të BE-së për shtypjen e demonstratave nga Irani.

PE dënoi “shtypjen brutale nga Irani dhe Garda Revolucionare” kundër demonstruesve në protestat që shpërthyen pas vdekjes së Mahsa Amini-t,.

Një mesazh i qartë politik për Teheranin

PE nuk ka autoritetin apo mekanizmat për të detyruar BE-në të shtojë Gardën Revolucionare në listën e organizatave terroriste, por teksti paraqet një mesazh të qartë politik për Teheranin, raporton Reuters.

Përcaktimi i Gardës Revolucionare si një grup terrorist do të nënkuptonte që Unioni do ta konsideronte një vepër penale përkatësinë në atë organizatë dhe çdo pasuri e Gardës Revolucionare në territorin e shteteve anëtare të BE-së do të ngrihej menjëherë.

Për tekstin votuan 598 anëtarë të PE, nëntë ishin kundër dhe 31 abstenuan.

Paralajmërim nga Teherani

Teherani e ka paralajmëruar Bashkimin Evropian se do të “qëllojë veten në këmbë” nëse e vendos Gardën Revolucionare të Iranit në listën e organizatave terroriste, i tha ministri i Jashtëm Hossein Amirabdolahian homologut evropian Josep Borrell.

“Ne kemi thënë disa herë se Garda Revolucionare është një organizatë zyrtare dhe sovrane, roli i së cilës është qendror në garantimin e sigurisë së Iranit. Hapat që po diskutohen në Parlamentin Evropian, i cili do të vendosë Gardën në listën e organizatave terroriste, do të ishte që Evropa të qëllonte veten në këmbë”, shtoi ministri iranian. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit