7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Parlamenti Evropian ndalon reklamat e synuara që bazohen në shëndetin, fenë ose orientimin seksual të njerëzve

Më të lexuarat

Parlamenti Evropian po shkon drejt ndalimit të reklamave të synuara që bazohen në të dhëna të ndjeshme, duke përfshirë besimet fetare, orientimin seksual dhe origjinën racore ose etnike.

Një shumicë e madhe ligjvënësish votuan për të ndaluar platformat online si Facebook dhe Google që t’u shfaqin reklama përdoruesve bazuar në informacionin e tyre më intim, në projektligjin e BE-së për moderimin e përmbajtjes, i njohur si Akti i Shërbimeve Dixhitale (DSA).

Lëvizja vjen mes thirrjeve të vazhdueshme nga aktivistët për të forcuar privatësinë në internet dhe për të goditur atë që ata thonë se është survejim abuziv që shfrytëzon dobësitë e njerëzve.

Ligjvënësit amerikanë gjithashtu prezantuan të martën një projekt-ligj me dispozita të ngjashme që ndalojnë platformat e teknologjisë dhe ndërmjetësit e të dhënave të përdorin informacione të ndjeshme për të nxitur reklamat e tyre.

Kufizimet e reja të mundshme të BE-së për reklamat e synuara mund të riformësojnë industrinë e teknologjisë. Ato mund të ndikojnë në praktikat gjerësisht të njohura të marketingut që mbështesin modelet e biznesit të gjigantëve të teknologjisë dhe nxisin industrinë e reklamave dhe organizatat tradicionale të medias.

Ligjvënësit tani do të duhet të negociojnë me Këshillin, që përfaqëson 27 qeveritë e BE-së, e cila nuk ka treguar interes për të trajtuar reklamat në internet në DSA. /tiranapost

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit