6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Parlamenti Evropian bën thirrje për heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës

Më të lexuarat

Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian për heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës.

Kështu thuhet në Rezolutën e miratuar të enjten nga Parlamenti Evropian.

“(Parlamenti Evropian) mbështet normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zhvillimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës; i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në dialog me mirëbesim dhe në frymën e kompromisit për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, bazuar në njohjen reciproke, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe pa vonesa të mëtejshme”, thuhet në një ndër pikat e kësaj Rezolute.

Kjo rezolutë po ashtu kujton se dështimi për të avancuar në normalizimin e marrëdhënieve do të ndikonte negativisht në integrimin në BE të të dy vendeve.

“Parlamenti Evropian shpreh keqardhje për masat kufizuese të vendosura nga Këshilli kundër Kosovës dhe bën thirrje për heqjen e menjëhershme të tyre; i bën thirrje BE-së që të miratojë një qasje të balancuar për ndërmjetësimin ndërmjet palëve në mënyrë që të kapërcehet ngërçi aktual; kujton se dështimi i Dialogut do të kishte gjithashtu pasoja për rolin e BE-së si një lojtar i besueshëm i politikës së jashtme”, thuhet ndër të tjera në Rezolutën e PE-së.

Në të njëjtën Rezolutë, Parlamenti ka bërë thirrje që të ndërmerren masa ndaj Serbisë nëse rezulton se është përfshirë në sulmin e armatosur në Banjskë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit