7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Parandalohet kontrabanda e cigareve në rajonin e Mitrovicës

Më të lexuarat

Njësitet e Doganës së Kosovës kanë parandaluar kontrabandimin e cigareve në rajonin e Mitrovicës.

Në njoftimin nga Dogana e Kosovës thuhet se njësitet e anti-kontrabandës kanë identifikuar një automjet të dyshuar të cilin e kanë ndaluar dhe pas kontrollimit janë gjetur të ngarkuara 10 paketa me cigare të kontrabanduara respektivisht 100,000 copë cigare.

“Automjeti si dhe cigaret e kontrabanduara janë konfiskuar gjithashtu ka filluar procedura kundërvajtëse kundrejt personit përgjegjës”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Dogana fton qytetarët që të lajmërojnë rastet e kontrabandës dhe korrupsionit përmes telefonatave pa pagesë në 0800 50095 sepse vetëm së bashku mund të luftojmë dukurit negative. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit