11.5 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Paralajmërohet mbyllje e lokaleve të gastronomisë në Kosovë

Më të lexuarat

Kosova mund të mbyllë për disa ditë punën e lokaleve të gastronomisë për shkak të përpjekjeve për të vënë nën kontroll përhapjen e koronavirusit të ri. Arian Vrainca nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, se në takimin e së shtunës me ministrinë e shëndetësisë, Arben Vitia është diskutuar për mbyllje të lokaleve të gastronomisë nga data 06 prill deri më 18 prill. Ai tha se nuk janë pajtuar me këtë mbyllje, pasi që kanë dëme të mëdha te bizneset, por do ta shqyrtojnë këtë propozim edhe të hënën në Këshillin e Shoqatës së Gastronomëve. “Nuk jemi pajtuar, mirëpo kishte zotim nga ministri i financave Hekuran Murati i cili theksoj për mbështetje financiare të shpenzimeve fikse (gjysëm-qiratë dhe gjysëm-rrogat e punëtorëve), andaj duhet të shqyrtojmë edhe propozimin për të cilin do të mblidhet këshilli i shoqatës të hënën”, tha Vrainca. Gjatë periudhës së fundit në Kosovë ka pasur rritje të numrit të vdekjeve dhe rasteve të reja me koronavirusin e ri. Edhe, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi në një postim në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se do të ketë masa kufizuese edhe përkundër kundërshtimit të bizneseve që ato të mbyllen. “Masat do të jenë të kufizuara në kohë: 12 dite. Krahas vendimit për masa të reja kufizuese, do të miratohet vendimi për përkahje financiare të bizneseve që preken nga masat e reja”, ka shkruar Rukiqi. Të shtunën janë regjistruar edhe 12 raste të vdekjes nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusit i ri. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 777 raste të reja me COVID-19, nga 4.143 mostra të testuara. Bazuar në këto shifra, nga numri i testimeve të kryera, 18 për qind kanë rezultuar pozitive. Nga sëmundja janë shëruar edhe 566 pacientë ndërsa raste aktive janë 14.101. Më herët, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njoftoi të shtunën se 856 pacientë po trajtohen në klinikat dhe spitalet rajonale të Kosovës. Sipas njoftimit, 727 pacientë janë të konfirmuar me sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri, ndërsa 129 persona janë të dyshuar, në pritje të rezultateve. Me gjendje të rënduar shëndetësore janë 33 pacientë ndërsa 682 po trajtohen me oksigjeno-terapi. Ndikimi në ekonomi i masave të izolimit Sektori i gastronomisë ka qenë sektor i cili ka pësuar më së shumti humbje financiare që nga 13 marsi i vitit të kaluar, kur edhe nisën së zbatuari masat emergjente për parandalimin e koronavirusit. Në atë kohë, për dy muaj u mbyll komplet sektori i gastronomisë. Ekonomia e Kosovës, ndërkohë, ka shënuar humbje gjatë kohës së pandemisë. Si pasojë e COVID-19, Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin e fundit të publikuar në shkurt të këtij viti, ka vlerësuar se Kosova në vitin 2020 ka shënuar rënie të ekonomisë deri në 6 për qind. Papunësia në Kosovë, sipas shoqatave ekonomike është rritur. Sipas të dhënave të Aleancës Kosovare të Biznesit gjatë kohës së pandemisë mbi 50 mijë qytetarë kanë humbur vendin e tyre të punës dhe kanë falimentuar rreth 20 mijë biznese të sektorëve të ndryshëm. Bizneset në vazhdimësi janë ankuar se Qeveria e Kosovës ka ndihmuar shumë pak biznesin që të kalojë krizën. Deri më tani Qeveria e Kosovës ka shpërndarë për sektorin privat vetëm 22 milionë euro. Kjo shëprnadrje ëshët bërë nga fondi 222 milionë eurosh, fond ky në kuadër të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike.

/rel/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit