16.2 C
Pristina
Saturday, July 27, 2024

Paralajmërimi i frikshëm për një “Hiroshimë” e “Nagasaki” në Kosovë

Më të lexuarat

Projektligji i debatuar që mund të çojë në inceste

Prej muajsh në Kosovë po debatohet mbi një projekligj që synon prindërim pa çiftim. Në këtë kuadër, deputetja Albena Reshitaj bëri një paralajmërim të frikshëm.

Ajo tha se lindja e fëmijës me metodën IVF mund të dërgojë deri te incesti.

“A e dini çka ndodh nëse fëmijës pas moshës 18-vjeçare që është krijuar nga IVF nuk e njeh prindin gjenetik, duke pasur parasysh çfarë e kemi numrin e popullsisë dhe duke u zvogëluar popullata? Probabiliteti i martesës së një vëllai me motër është shumë i madh”, tha ajo.

“Krijimi i mundësisë për të pasur martesa mes vëllait dhe motrës, pastaj për të pasur fëmijë me anomali kongjenitale është shumë e madhe. Për mua është një Hiroshimë dhe Nagasaki”, u shpreh deputetja në fjalë.

Medota e diskutueshme i jep të drejtë një gruaje që të ketë fëmijë pa patur bashkëshort, ku as ajo e as fëmija nuk e dinë se kush është i ati. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit