Paradoksi i “Patriotizmit” Servil: Mes Washingtonit, Tel Avivit dhe Historisë – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Interesi kombëtar i shqiptarëve ndaj SHBA-së, kalon direkt nga Washingtoni, ndërsa qasja se ky interes kalon edhe përmes bypass-sit të Tel Avivit, vjen në fakt nga politikanët tanë servilë e pa dinjitet, që interesin personal apo mendjeshkurtësinë e tyre politike, ta shesin si interes kombëtar!

​Ndërkohë, e ashtuquajtura qeveri shqiptare kuislinge nën pushtimin gjerman, edhe pse ishte nën pushtetin e drejtpërdrejtë nazist, refuzoi qartazi të bashkëpunonte me të, për dorëzimin e hebrenjve në Shqipëri, ndërsa sot, politikanët tanë servilë e oportunistë, janë të gatshëm t’i vetëofrojnë Shqipërinë sionistëve, dhe këtë ta shesin për patriotizëm!

​Ndërkohë që “kuislingët” shahen si bashkëpunëtorë me pushtuesin nazist, dekoratat për humanizmin e tyre prohebre i pretendojnë ata që prosionizmin kriminal e shesin për mbrojtje të interesit kombëtar!

​Ky është paradoksi moral e historik, i cili nuk na bën shumë përshtypje ne shqiptarëve! Dhe themi pastaj, pse nuk bëhet ky vend?!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit