1. Është raportuar se Turqia, Arabia Saudite, Egjipti dhe Xhibuti do të zbatojnë një operacion të përbashkët për të garantuar sigurinë detare midis Jemenit dhe Somalisë.
2. Me fjalë të tjera, projekti i Somalilandit, i mbështetur nga boshti Izraelito- emiratas, do të shkatërrohet.
3. Para këtij lajmi, delegacione detare turke dhe saudite kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.
4. Ishte e pritshme që Arabia Saudite, e cila e nxori Emiratet nga Jemeni, të ndërhynte edhe në Somaliland.
Ka pretendime se avionë sauditë kanë mbërritur në aeroportin e Mogadishit.
5. Në rast të ndërhyrjes në Somalilandit nga Arabia Saudite, Emiratet do të dëbohen edhe prej andej.
Kjo do të thotë se ndërhyrja në Sudan do të jetë opsioni i tretë.
6. Sepse Emiratet, së bashku me Izraelin, po punojnë për ndarjen e Sudanit përmes Forcave të Mbështetjes së Shpejtë që kontrollojnë.
7. Arabia Saudite dhe Egjipti do të “rrethohen” nga Izraeli, përmes Jemenit, Somalilandit dhe Sudanit.
8. Turqia po luftonte e vetme në Sudan dhe Somali.
Tani Arabia Saudite dhe Egjipti e kanë kuptuar rrezikun dhe i janë bashkuar radhëve të Turqisë.
9. Ndërkohë që po ndodhnin të gjitha këto, Njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG) e prishën marrëveshjen në Siri, ose u urdhëruan ta bënin këtë.
Protestat shpërthyen në Iran, dhe Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli po e kërcënojnë Iranin me sulm, duke e djegur praktikisht vendin nga brenda.
Për Turqinë, paqëndrueshmëria në Sudan, Somaliland, Siri dhe Iran, në të njëjtën kohë, është bërë një prioritet absolut.
10. Aktualisht po zhvillohet një luftë e madhe për ndikim, nga Irani deri në Sudan. Zgjidhja e çështjes së YPG-së është thelbësore në këtë moment. Të gjitha manovrat që synojnë “blerjen e kohës” mund të përfundojnë me një katastrofë për Turqinë.
11. Stuhitë e luftës po godasin të gjithë rajonin. Të gjithë duhet të veprojnë shpejt.
— Ibrahim Karagül, gazetar dhe analist turk.
