20.9 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Panairi në Prishtinë: 70 kompani nga Serbia, vetëm një nga Shqipëria

Më të lexuarat

70 kompani nga Serbia, e vetëm një nga Shqipëria, po marrin pjesë në panairin e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe mbështetur nga Qeveria që është hapur sot në Prishtinë.

Madje, biznese serbe, të cilat tashmë janë shumicë në Panairin “Prishtina 2018”, kanë ndryshuar edhe agjendën e hapjes së tij. Derisa në vitet e mëhershme hapjen e panairit, ndër mysafirët e ftuar ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, apo kryetari i Dhomës Tregtare të Shqipërisë, kësaj radhe u ftua kryetari i Odës së Serbisë, Marko Cadez, i cili bashkë me të tjerët bëri hapjen e panairit.

Në këtë panair prodhimet dhe shërbimet e tyre do t’i ekspozojnë 174 kompani të ndryshme, 88 prej tyre janë nga Kosova e 86 të huaja.

Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, tha se nga ky panair do të dalë një mesazh për të ndërtuar të ardhmen. Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka thënë se përmbyllja e shtetësisë së Kosovës dhe ndërtimi i një shoqërie të fortë e demokratike nuk mund të bëhet pa ekonominë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit