4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Palestinezët kërkojnë anëtarësim në ICC

Më të lexuarat

Presidenti palestinez Muhamed Abas ka nënshkruar një dokument në takimin në Ramallah duke bërë kërkesë të jetë anëtar i Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve (ICC)

Abas nënshkroi të Mërkurën dokumentin, një ditë pasi UN Këshilli i Sigurimit dështoi ta kalojë rezolutën përmes së cilës kishin qëllim të jap një afat të fundit për Izraelin që të përfundojë okupimin e territorit të kërkuar nga Palestinezët.

Poashtu presidenti palestinez nënshkroi një mori marrëveshjesh, që e lidhin Palestinën me një numër të madh të organizatave ndërkombëtare.

Presidenti Izraelit Benjamin Netanjahu u zotua se do të marrë masa pas këtij deklarimi.

Statuti i nënshkruar tash do të kalohet nga sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, i cili do të shqyrtojë aplikimin për t’u bashkuar me ICC.

Ende nuk ka diçka të sigurt, por ekspertët ligjorë mendojnë se ka shumë mundësi që ky proces të rezultojë të miratohet për anëtarësimin e Palestinës.

“Ai i i cili duhet të frikësohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve në Hagë është autoriteti Palestinez, e cila ka një qeveri të bashkuar me Hamasin, organizatë terroriste sikur (ISIS) e cila ka bërë krime lufte”, u shpreh Netanjahu në një deklaratë.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nuk e ka pranuar projekt rezolutën e cila i kërkon Izraelit të tërhiqet deri në vitin 2017.
Rezoluta, e cila i kërkon okupuesve që të tërhiqen nga territoret e pushtuara palestineze, dhe që kërkon formimin e një shteti të pavarur palestinez, u refuzua si pasojë e mungesës së votave të mjaftueshme, gjegjësisht mungesës së një vote më shumë.
Gjate procesit te votimit, tetë shtete votuan pro, dy shtete votuan kundër, ndërsa pesë shtete abstenuan.
Pro draft rezolutës votuan Franca, Jordania, Kili, Argjentina, Çadi, Luksemburgu, Kina dhe Rusia, ndërsa kundër votuan Shtetet e Bashkuara dhe Australia.
Shtetet që abstenuan janë Mbretëria e Bashkuar, Lituania, Nigeria, Korea e Jugut dhe Ruanda.

Burimi: Al Jazeera

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit