11.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Palestina bëhet anëtare e Interpol-it

Më të lexuarat

Pavarësisht kundërshtimit të madh nga Izraeli, të mërkurën Palestina është pranuar si anëtare e plotë e rrjetit global të policisë Interpol

JERUSALEM (AA) – Pavarësisht kundërshtimit të madh nga Izraeli, të mërkurën Palestina është pranuar si anëtare e plotë e rrjetit global të policisë Interpol, konfirmoi organizata, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas shtyrjeve në votim, Palestina u votua nga më shumë se 75 përqind e shteteve anëtare në Asamblenë e Përgjithshme të organizatës në Kinë, njofton krahu diplomatik i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO).

“Histeria e Izraelit lidhur me anëtarësimin e Palestinës në Interpol thjesht bazohet në faktin se ata nuk e pranojnë shtetësinë palestineze”, tha zëdhënësi i negociatave i PLO-së Xavier Abu Eid.

Më parë gjatë ditës, Ministria e Jashtme izraelite në një njoftim tha se ata dhe vendet tjera kishin shtyrë votimin pas ankimit për parregullsitë.

“Ne vazhdojmë të luftojmë”, thuhet në deklaratë, duke theksuar përpjekjet e Izraelit për të bllokuar anëtarësimin e Palestinës.

Një përpjekje e mëparshme për t’u bashkuar në Interpol u pengua gjatë Asamblesë së mëparshme të përgjithshme në Indonezi, kur trupi vendosi të shtyjë çdo votim për pranimin e anëtarëve të rinj.

“Jerusalem Post” gjatë kësaj jave raportoi se Izraeli ishte i shqetësuar që anëtarësimi i Palestinës mund të nënkuptonte lëshimin e urdhër-arresteve kundër shtetasve izraelitë.

Ishujt Solomon gjithashtu u votuan si një anëtare e re e Interpolit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit