11.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Gjermani, muslimanët të shqetësuar nga hyrja në Parlament e ekstremit të djathtë

Më të lexuarat

Muslimanët që jetojnë në Gjermani janë të shqetësuar nga hyrja në Parlament e partisë populiste ekstreme e krahut të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD)

BERLIN (AA) – ERBİL BAŞAY

Muslimanët që jetojnë në Gjermani janë të shqetësuar nga hyrja në Parlament e partisë populiste ekstreme e krahut të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) e cila ka rritur votat në zgjedhjet e mbajtura në fundjavë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Këshillit Qendror të Muslimanëve (ZMD) Aiman Mazjek dhe Kryetari i Këshillit Islamik të Gjermanisë (IR) Burhan Kesici, kanë dhënë disa deklarata se si mund të ndikojë tek muslimanët në vend hyrja e AfD-së në Parlament.

Duke tërhequr vëmendjen se debatet e vazhdueshme në Gjermani për refugjatët, islamin dhe Turqinë i shërbejnë të djathtëve ekstremë, Mazjek tha se suksesi zgjedhor i AfD është një godtije e madhe për muslimanët nga pikëpamja e integrimit, bashkëjetesës dhe situatës së përgjithshme shoqërore.

Ndër të tjera duke rikujtuar se që prej një kohe të gjatë kanë bërë paralajmërime se e djathta ekstreme është në rritje, Mazjek tha se “Ky zhvillim ishte i dukshëm që më parë. Prej të paktën 1-2 vitesh i vërejmë retorikat ekstreme dhe të ekstremit të djathtë. Gjithmonë temat për refugjatët, islamin dhe Turqinë. Përfundimisht kjo u shërben radikalëve”.

Më tej Mazjek ka vënë në dukje se në fushatën zgjedhore nuk janë diskutuar pothuajse aspak çështjet e tjera si pensionet, punësimi, mënyrat për të modernizuar më tej vendin apo temat sociale dhe në lidhje me të ardhmen, mënyrë kjo e cila ka forcuar AfD-në.

“Kjo parti kërkon të eliminojë domokracinë liberale dhe formimin e një republike tjetër. Kjo këtë nënkupton nëse zëvendëskryetari i AfD Alexander Gauland përdor shprehjen ‘ne do të rimarrim popullin, vendin tonë‘. Kjo duhet të shprehet në mënyrë të qartë. AfD ka ndryshuar ambientin dhe tani po e helmon”, tha Mazjek i cili pasi ka vënë theksin se duhet ti tregohet opinionit publik pamjet që AfD poshtëron njerëzit ai ka bërë të ditur se shpreson që partitë e tjera pas kësaj të marrin seriozisht luftën me AfD.

“Në internet paraqiten deklarata kundër muslimanëve, sjellje sikur nuk janë të këtij vendi muslimanët që kanë lindur, rritur dhe që paguajnë taksa në Gjermani”, thekson Mazjek duke bërë të ditur se “Sigurisht që jemi pak të frikësuar. Jemi të shqetësuar për rritjen e sulmeve kundër muslimanëve dhe xhamive në Gjermani”.

“Paralajmërimet nuk merren seriozisht”

Mazjek ka vënë theksin se presin nga partitë politike që të luftojnë me ideologjinë e ekstremit të djathtë. Pasi ka rikujtuar shprehjen e një prej përfaqësuesve të komunitetit hebre në Gjermani i cili ka deklaruar se “Sot bëhet kundër muslimanëve, nesër mund të jetë kundër hebrenjve”, Mazjek ka shtuar se “Këto zëra nuk dëgjohen. Këto paralajmërime nuk merren seriozisht. Ky është një mesazh i hapur kryesisht për Partinë Social Demokrate. Kushdo që përpiqet të imitojë ekstremët e djathtë do të jetë i humbur në fund. Humbja është në kuptimin se votuesi nuk zgjedh kopjen por origjinalin”.

“Për këtë arsye u rekomandoj partive politike që të zhvillojnë një politikë ndryshe dhe jo një politikë të kopjuar”, tha Mazjek.

“Jemi të frikësuar”

Ndërsa edhe kryetari i Këshillit Islamik të Gjermanisë (IR) Burhan Kesici rezultatin zgjedhor e ka cilësuar si një “fatkeqësi për Gjermaninë”.

Duke vënë në dukje se në zgjedhje kanë humbur Kristian-Demokratët dhe Social-Demokratët, ndërsa kanë fituar partia e ekstremit të djathtë e cila duke rritur votat është bërë partia e tretë në vend Kesici, ka theksuar:

“Edhe kjo na frikëson. Që prej vitesh kemi thënë se Gjermania po rrëshqet djathtas. Në këto zgjedhje këtë e kemi vërejtur në mënyrën më të qartë. Kjo na jep frikë sepse është një tregues që pas kësaj edhe partitë kristian-demokrate, Partia Demokratike e Lirë edhe Social-Demokrate me shumë mundësi do të bëjnë politikë në mënyrë edhe më të ashpër kundër muslimanëve dhe kundër të huajve”.

“Që prej një kohe të gjatë kemi paralajmëruar në mënyrë të qartë retorikën kundër muslimanëve”, ka rikujtuar Kesici duke shtuar se “Por në atë kohë AfD nuk ishte e fortë, askush nuk thoshte se do të zgjedhej AfD”.

“Politikanë përpiqen të marrin vota me qasje populiste”

Duke vënë theksin se në kohët e fundit në Gjermani politikanët janë dobësuar nga pikëpamja e cilësisë, Kesici tha se “Nuk janë më politikanët e vjetër gjermanë. Aktualisht ka një përpjekje se si të shpëtojmë ditën, se si të tërheqim në anën tonë votuesit. Në vend që të shpjegojnë me një mendje të shëndoshë politikat, idetë e tyre ata përpiqen të fitojnë vota me një qasje populiste”.

“Në mesin e partive nuk ka ndryshime në deklaratat e tyre dhe të gjithë partitë janë zhvendosur në të djathtë”, shton më tej Kesici.

“Në vend që të kritikojnë muslimanët, duke treguar se çfarë kanë arritur këta për Gjermaninë në kohët e fundit, çfarë suksesi kanë arritur për t’u integruar presim që të shprehen ‘ne ndodhemi në krah të muslimanëve'”, tha Kesici duke vënë theksin se nga qeveria presin që përballë forcimit të AfD-së të dalë përballë kritikave të padrejta kundër muslimanëve dhe të shprehë qëndrimin se “kjo nuk është ashtu”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit