14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Pakistani nuk do t’i japë bazë SHBA-së për operacione në Afganistan

Më të lexuarat

Kryeministri pakistanez, Imran Khan, tha se pas tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani, Pakistani assesi nuk do t’ia japë bazat Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së (CIA-s) për operacionet e Washington-it në këtë vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Khan konfirmoi qëndrimin e Pakistanit për përdorimin e bazave ushtarake në një intervistë për programin “Axios on HBO”.

Duke deklaruar se nuk ka asnjë mundësi që ata të lejojnë ndonjë veprim ose bazë ushtarake në Afganistan nga territori pakistanez, Khan vuri në dukje se pas tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani, Pakistani përfundimisht nuk do t’i japë CIA-s bazë për operacionet në këtë vend.

Para se të bëhej kryeministër, Khan kishte kritikuar qeveritë e kaluara për përdorimin e territorit pakistanez për operacionet amerikane në Afganistan dhe sulmet me dronë brenda Pakistanit, ndërsa pas ardhjes në pushtet në vitin 2018, në vendin e tij nuk është regjistruar asnjë sulm me dron.

CIA kreu sulmin e saj të fundit me dron në territorin pakistanez në korrik 2018, kur Khan fitoi zgjedhjet.

CIA po kërkon mënyra të reja për të ruajtur aftësinë e mundshme operacionale në Afganistan pas tërheqjes së trupave amerikane.

Drejtori i CIA-s, William Burns, erdhi në Pakistan në maj për shkak të çështjes së bazave, mirëpo iu refuzua kërkesa të takohej me kryeministrin Khan në lidhje me këtë temë.
/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit