Paguximi për t’i rënë në kokë Izraelit…si Rusisë kur pushtoi Ukrainën

Më të lexuarat

Infantino i kërkon FIFA-s dhe UEFA-s të veprojnë kundër gjenocidit: “Nuk duhet t’i injorojmë të drejtat e njeriut”

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, bëri thirrje për paqe në Gaza dhe zona të tjera konflikti në të gjithë botën, duke thënë se qan me fëmijët dhe nënat që qajnë.

“Ne të gjithë e dimë se, për fat të keq, jetojmë në një botë të ndarë, në një botë agresive, në një botë të komplikuar. Dhe si të gjithë ju, unë vuaj kur shoh fëmijë që vuajnë. Qaj kur shoh nëna që qajnë, qoftë në Gaza, në Ukrainë, në Sudan, në Libi, kudo në botë”, tha Infantino mbrëmë në një tubim në New York.

Duke theksuar se ka rreth tetëdhjetë vende në botë ku ka konflikte, Infantino tha se të gjithë njerëzit e ndërgjegjshëm vuajnë së bashku me viktimat.

“Por si shumë prej jush, unë besoj se qeniet njerëzore janë thelbësisht të mira, jo thelbësisht të këqija. Dhe ne duhet të besojmë në veten tonë. Dhe, udhëheqës të dashur, ne besojmë tek ju. Ne kemi nevojë për paqe në botë”, shtoi njeriu i parë i FIFA-s.

Ekspertët e OKB-së të hënën i bënë thirrje FIFA-s dhe UEFA-s të pezullojnë ekipin kombëtar të futbollit izraelit nga garat ndërkombëtare, duke thënë se kjo ishte një përgjigje e nevojshme ndaj gjenocidit të vazhdueshëm në territorin e pushtuar palestinez.

Përfundimi i Komisionit të Hetimit të Kombeve të Bashkuara mbi Territorin e Pushtuar Palestinez se Izraeli po kryen gjenocid është i fundit në një numër në rritje të organeve ndërkombëtare që konfirmojnë se po kryhet gjenocid, thanë ekspertët.

Ata kujtuan se urdhri i përkohshëm i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë i 26 janarit 2024 i kujtoi çdo vendi detyrën e tij ligjore për të vepruar kundër gjenocidit.

“Sporti duhet të hedhë poshtë perceptimin se kjo është punë e zakonshme. Organet sportive nuk duhet të mbyllin sytë ndaj shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut, veçanërisht kur platformat e tyre përdoren për të normalizuar padrejtësinë”, thanë ata.

Ekspertët sqaruan se thirrja i drejtohej shtetit të Izraelit, jo sportistëve individualë.

“Ne gjithmonë kemi pohuar se individët nuk mund të mbajnë pasojat e vendimeve të marra nga qeveria e tyre”, shtuan ata.

Ata më pas i bënë thirrje FIFA-s të ndalojë legjitimimin e situatës që rrjedh nga prania e paligjshme e Izraelit në territorin e pushtuar palestinez.

“Ekziston një imperativ ligjor dhe moral për të marrë të gjitha masat e mundshme për t’i dhënë fund menjëherë gjenocidit në Gaza”, përfunduan ata. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit