7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Pagoi ushqimet e një gruaje me dy fëmijë në supermarket, kryeministrja e Zelandës së Re tregon arsyen

Më të lexuarat

Me sjelljet e saj ajo ka mahnitur gjithë botën, sidomos pas sulmit terrorist që ndodhi në vendin e saj, ku mbetën të vrarë 50 besimtarë mysliman dhe dhjetra të tjerë të plagosur.

Kryeminstrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern që mori vëmendjen e botës mbarë me vendosjen e shamisë në varrimin e myslimanëve pas tragjedisë së Christchurch, e më pas edhe me përshëndetjen ‘Selam Alejkum” gjatë fjalimit të saj, së fundi është bërë sërish subjekt i interesimit medial.

Ardern pagoi ushqimet e nënës së dy fëmijëve në një supermarket pasi ajo grua e kishte harruar kuletën e saj.

Ardern tha se e kishte bërë një gjest të tillë sepse “edhe ajo ishte nënë”.

“Sikur të mos e donim boll tashmë, Jacinda pagoi për ato që kishte blerë shoqja ime në supermarket sepse e kishte harruar kuletën dhe i kishte dy fëmijë të vegjël që ulërisnin me vete,” tha ajo.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit