I riu mysliman theret mizorisht nga serbi që kërkonte kinse të mësonte Islamin

Më të lexuarat

Vrasësi serb 20-vjeçar nga Bosnja vret në mënyrë tradhtare Ebubekrin 22-vjeçar  në xhamin e La Grand-Combe, në juglindje të Francës

Një ngjarje tragjike ka tronditur opinionin publik: një serb nga Bosnja, i cili kishte kërkuar të mësonte rreth fesë islame, vrau mizorisht një të ri mysliman, Ebubekrin, pikërisht gjatë një akti adhurimi.

Sipas burimeve, Oliver, autori i krimit, kishte shprehur dëshirën të mësonte më shumë rreth Islamit dhe iu afrua Ebubekrit për ndihmë. Ebubekri, me sinqeritet dhe mirëbesim, pranoi t’i mësonte bazat e fesë, duke e udhëhequr në fillimet e tij shpirtërore.

Megjithatë, ndërsa Ebubekri ra në sexhde gjatë faljes, Oliveri e sulmoi me thikë, duke e goditur mbi 50 herë. Akti i dhunshëm u shoqërua me sharje dhe fyerje islamofobe, ndërkohë që viktima ndodhej në agoni. Për më tepër, vrasësi filmoi skenën makabre me telefonin e tij, duke dokumentuar mizorinë.

Ky akt i urryeshëm ka nxitur reagime të forta, duke rikujtuar rrezikun që vjen nga urrejtja dhe islamofobia. Shumë njerëz shprehën tronditjen e tyre për mënyrën e pabesë dhe brutale me të cilën u krye vrasja, sidomos duke shfrytëzuar besimin dhe mikpritjen e një të riu që vetëm kishte dashur të ndihmonte.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit